Nëse ka një person që është transformuar rrënjësisht, jo vetëm përsa i përketi këtij edicioni të Big Brother, por s’do gaboheshim edhe nëse themi në të gjithë historinë e Big Brother në Shqipëri, ai është Luiz Ejlli.
Ndryshimi i këngëtarit është i dukshëm si nga pikëpamja e sjelljes, qëndrimit, deri tek stili dhe pamja e jashtme.
Nëse në javët e para Luizi kishte armë të fortë vetëm batutën, tani në fund të këtij edicioni ai është “armatosur deri në dhëmb”, duke pasur shumë tipare që po pëlqehen në publik.
Ejlli ka ditur të ndryshojë për mirë sjelljen, dhe qëndrimin, dhe falë edhe kuratorëve të imazhit të tij, ai është shndërruar sot në djalin trendy që të gjithë po e kopjojnë.
Duke lënë mënjanë kostumet e burrave demode, Luizi tashmë vlerësohet nga ekspertët e stilit si një nga banorët e veshur më mirë brenda shtëpisë. Dhe në fakt, a e dini sa kushtoi këmisha që këngëtari ka veshur në spektaklin e mbrëmshëm?
Këmisha mban firmën Prada dhe kushton plot 1050 euro. Epo me gjithë spektaklin që u ka dhënë shqiptarëve, ai djalë e meriton!