Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, këto kohë ka qenë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale.

Kjo për shkak të një ndërhyrje që e bëri në buzë, për të cilën mori kritika e ofendime të shumta, sidomos nga vajzat.

Së fundmi ajo ka folur sërish rreth kësaj teme, duke thënë se është fytyrë publike dhe se punon prej një kohëetë gjatë duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm trajtimet, pa mbushës apo botoks.

“Jam fytyrë publike kam 15 vite që këndoj dhe punoj si artiste profesionale. Nuk flej mirë shpesh herë, punoj natën, udhëtime të shumta dhe normal nuk mjaftojnë te unë vetëm tretmanë të fytyrës por edhe pak botoks e pak mbushës”, tha ajo.

“Unë prej moshës 28 vjet kam filluar do të thotë për herë të parë (nuk po flasim për operacione të gjoksit dhe hundës që e kam bërë shumë më herët) Marilyn Monroe kapasur ndërhyrje që se din askush dhe i thonë natural e mu si të më thotë ndokush natural gjuhen menjëherë disa femra me komente absurde”, vazhdoi ajo.