Kompania 5D ose 5 Drejtoret , 20 milione euro përmes aferave nga Bashkia e Tiranës

Përdorimi i pushtetit politik, për t`u pasuruar nga zyrtarët publikë, është tashmë një histori e gjatë korrupsioni e pandëshkuar.

Emisioni Plug, do të sjellë sonte historinë e shoqërisë ‘5 D konstruksion’, e cila u krijua fill pasi në bashkinë e Tiranës erdhi në kryer Erion Veliaj, duke u bërë kështu një nga kompanitë kryesore që fiton tenderat në këtë institucion. Por, hijet e skandalit rëndojnë më shumë për faktin, se pas kësaj kompanie, dyshohet se qëndron pikërisht një prej vartësve të Erion Veliajt, ish-kreu i IMT-s, Mariglen Qato.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, në verën e vitit 2015, Erion Veliaj nisi dhe ristrukturimin e administratës, duke emëruar një seri vartësish, të cilët do të ishin bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Një prej tyre, ishte dhe Mariglen Qato,i cili deri në ardhjen e socialistëve në pushtet, kishte një furrë buke së bashku me familjarët e tij.

Mariglen Qato, u emërua fillimisht si Drejtor i Drejtorisë së Punëve Publike Nr.2 dhe më pas si Drejtor Departamenti pranë Ujësjellësit të Tiranës. Në këto poste, Mariglen Qato qëndroi deri në vitin 2018, kohë kur Erion Veliaj atij i besoi postin e Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë, post që e mbajti deri pas zgjedhjeve të 14 majit të vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe, Mariglen Qato u bë një nga njerëzit e afërt të Erion Veliajt, pasi nën firmën e tij, Nico u shembën mijëra banesa qytetarësh, në Unazën e Re, ‘5 Maji’, ‘Myslym Keta’, ku sot e kësaj dite këto familje janë ende të pastreha. Gjithashtu, gjatë kohës që Mariglen Qato ishte kreu i IMT-s u bë shembja e Godinës së Teatrit Kombëtar dhe shumë objekteve të tjera kulturore, duke i hapur rrugë betonizimit të Tiranës dhe zhdukjes së memories historike të saj… Ndonëse ndaj tij janë ngritur padi të shumta, madje duke pasur edhe kërkesa arresti nga Prokuroria, Mariglen Qato ka arritur tia hedh drejtësisë, madje së fundi ai është emëruar nga Erion Veliaj në krye të shoqërisë Tirana DC SHA, një tjetër shoqëri me hije dyshimi për abuzime, por që meriton vëmendje në një emision tjetër…

Kompania 5D ose 5 Drejtoret , 20 milione euro përmes aferave nga Bashkia e Tiranës
Kompania 5D ose 5 Drejtoret , 20 milione euro përmes aferave nga Bashkia e Tiranës

Teksa prej vitit 2015, Mariglen Qato ka qenë dhe vijon të jetë ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Erion Velialjt, paralelisht me karrierën e tij në bashkinë e Tiranës, është rritur dhe zhvilluar kompania ‘5 D Konstruksion’, pas së cilës dyshohet se fshihet pikërisht Mariglen Qato dhe drejtorë të tjerë.

Në program, do të zbërthejmë fijet që lidhin Mariglen Qaton me kompaninë ‘5 D Konstruksion’, duke u dhënë përgjigje pyetjeve:

Si u krijua kjo kompani?

Cilët janë individët që themeluan këtë kompani?

Çfarë i lidh ata me Mariglen Qaton?

Si u financua kjo kompani?

Si arriti kompania ‘5 D Konstruksion’, nga një shoqëri me zero eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe me ndryshime të shpeshta të emrit dhe pronësisë, të bëhej njëherazi kompani e besueshme te shumë institucione publike, përfshirë bashkinë e Tiranës, të cilat i besuan miliona euro tendera pikërisht në kushtet e mësipërme?

A është pikërisht pas gjithë këtyre veprimeve, pronar i kompanisë ‘5 D Konstruksion’, Mariglen Qato?

Kompania ‘5 D Konstruksion’, u themelua në 21 janar të vitit 2016. Ajo u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin fillestar ‘Igor Elektrik’, ndërsa aksioner i vetëm i kësaj kompanie ishte shtetasi Eduard Meta. Ky shtetas, nga të dhënat e mbledhura nga emisioni ‘Plug’, rezulton se ka njohje dhe miqësi me Mariglen Qaton.

Kjo është vetëm e dhëna e parë, që ngre dyshimin, se ish-kreu i IMT-s, Mariglen Qato, përdori shokun e tij, pra Eduard Metën, për të themeluar një kompani ndërtimi, fill pasi ai u emërua në një pozicion publik në Bashkinë e Tiranës.

Një vit pas themelimit, ndonëse me bilanc financiar pozitiv, Eduard Meta shet 75% të aksioneve të shoqërisë te shtetasi Muhamet Petriti për vetëm 75 lekë. Shitja e aksioneve u bë ndërsa kompania kishte arritur të kishte që në vitin e parë të operimit një xhiro prej 760 mije dollarë.

Kontrata për shitjen e aksioneve u bë në 27 janar 2017, por u depozitua në qendrën kombëtare të biznesit një vit më vonë.

Nuk ka të dhëna nëse Eduard Meta dhe Muhamet Petriti kanë njohje direkte mes tyre, por lidhja e tyre e përbashkët është Mariglen Qato pasi Muhamet Petriti, rezulton se është vjehrri i vëllait të Mariglenit, Alfred Qatos.

Pasi u bë aksioner kryesor, i shoqërisë ‘5 D Konstruksion’, Muhamet Petriti emëron administrator të kompanisë Nestor Muhametllarin, me profesion inxhinier, i cili më herët ka punuar si inxhinier edhe në kompani të tjera ndërtimi. Po në vitin 2018, Muhamet Petriti blen edhe 25% të aksioneve të mbetura në pronësi të Eduard Metës, duke u bërë aksioner i vetëm i shoqërisë ‘5 D Konstruksion’.

Muhamet Petriti, me profesion bukëpjekës, njëherëzi vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos, në dhjetor të vitit 2018, bëhet aksioner me 100% të kapitalit i kompanisë ‘5 D Konstruksion.

Tre vite pasi u bë aksioner me 100 % të kapitalit te shoqërisë, Muhamet Petriti në 10 mars të vitit 2021, ja shet kompaninë vartësit të tij Nestor Muhametllari. Muhamet Petriti e shet kompaninë në një kohë që përgjatë katër viteve, ajo kishte realizuar një xhiro prej 9 milionë eurosh, dhe fitim më shumë se dy milionë euro.

TABELA E XHIROS

Për vitin 2017 Xhiro Vjetore(Lekë) 175 231 613,00

Për vitin  2018 Xhiro Vjetore(Lekë)   69 365 321,00

Për vitin 2019Xhiro Vjetore(Lekë)   306 720 989,00

Për vitin 2020: Xhiro Vjetore(Lekë) 419 899 866,00

Teksa kishte siguruar këto fitime, në mars të vitit 2021, Muhamet Petriti në mënyrë të habitshme shet aksionet e kompanisë për vlerën e 10 mijë euro, vartësi i tij, Nestor Muhametllari. Në këtë pikë, pikëpyetja ngrihet për shkak se vlera e shitjes së aksioneve, është shumë e ulët në raport me gjenerimin e të ardhurave të kompanisë.

Nestor Muhametllari e bleu kompaninë për vetëm 10 mijë euro, ndërsa pak muaj pasi u bë aksioneri i vetëm i shoqërisë ‘5 D Konstruksion’, ai përfitoi nga kjo kompani 356 mijë euro, si divident për vitin 2020 .

E thënë më thjeshtë e bleu 10 mijë euro për të përfituar 356 mije euro me nje fitim neto 346 mijë euro ne pak muaj duke treguar nje gjest zemërgjerë te Muhamet Petritit.

Kjo është një pikëpyetje e madhe, dhe mbetet enigmë se çfarë e shtyu Muhamet Petritin të shesë një kompani me fitime të tilla, duke hequr dorë nga qindra mijëra euro, të cilat ia fali vartësit të tij!

Muhamet Petriti, jo vetëm i fali 350 mijë euro fitimet e kompanisë për vitin 2020 vartësit të tij Nestor Muhametllarit, por njëkohësisht i fali dhe një leje ndërtimi për një pallat të firmosur nga Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për një objekt godinë 8-9 kate, me dy kate parkim nëntokë, për të cilën është regjistruar edhe një adresë dytësore në 11 mars të vitit 2021. Më pas,  kompania ‘5 D Konstruksion’, ka përfituar dhe dy leje të tjera ndërtimi si investitor dhe ndërtues, njëra përballë Televizionit Kombëtar Klan, aty ku ka pasur shtëpinë dhe vëllezërit Mariglen dhe Alfred Qato.  Kjo leje ndërtimi është dhënë në vitin 2022, ndërsa fill pas zgjedhjeve të 14 majit 2023, kompania ‘5 D Konstruksion’, ka marrë dhe një tjetër leje ndërtimi, në rrugën ‘Zenel Bastari’, në njësinë Nr.8 për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi, 4 dhe 9 kate me 2 kate parkim nën tokë.

 Veprimtaria ekonomike  e shoqërisë 5 D Konstruksion

Kompania ‘5 D Konstruksion’, arriti që në vitin e parë të veprimtarisë së saj, të ketë sukses ekonomik. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, nga bilancet e kompanisë, rezulton se ajo, ka pasur xhiro në rritje duke arritur maksimumin e saj në vitin 2022 me një xhiro totale prej 670,291,514 lekë.

Tabela me xhiron dhe fitim sipas viteve

 

Viti          XHIRO                    PRONARI

 

2016    76,945,004            Eduard Meta

 

2017   175 231 613       Muhamet Petriti/Eduard Meta

 

2018      69 365 321     Muhamet Petriti/ Eduard Meta

 

2019      306 720 989       Muhamet Petriti

 

2020      419 899 866       Muhamet Petriti

 

2021     507,745,585      Nestor Muhametllari

 

2022      670,291,514      Nestor Muhametllari

 

Në total, nga viti 2016 e deri në vitin 2022, kompania ‘5 D Konstruksion’, ka te ardhura nga shitjet një shumë prej 2,157,199,892 apo rreth 20 milionë euro. Burimi kryesor i të ardhurave të kësaj kompanie, rezulton se kanë qenë tenderat publikë.

 

Sipas të dhënave të Open Data Albania, shoqëria ‘5 D Konstruksion’, ka përfituar të paktën 45 tendera publikë, ku  në 5 raste ka marrë pjesë si operator i vetëm ekonomik, ndërsa në 40 të tjera ka qenë në bashkëpunim me kompani të tjera.

 

Institucionet kryesore që i kanë dhënë tendera publikë kësaj kompanie, vlera e të cilëve kalon më shumë se 25 milionë euro, janë: Bashkia e Tiranës, institucione në tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, Autoriteti Rrugor Shqiptar etj.

 

Le të ndalemi më gjerësisht te këto tendera. Siç theksuam, në vetëm 5 raste, shoqëria ‘5 D Konstruksion’, ka marrë tendera si e vetme në garë.

 

Këto tendera, me vlerë totale rreth 850 mijë euro,  shoqëria ‘5 D Konstruksion’, i ka përfituar të gjitha nga Bashkia e Tiranës, gjatë kohës që shoqëria drejtohej nga vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos, Petrit Muhameti.

Një ndër këto tendera, është rasti i ‘Ndërtimit te Pedonales dhe krosisë së biçikletave në liqenin e thatë me vlerë rreth 580 mijë euro me TVSH, projekt i cili u denoncua nga Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, e cila deri në atë periudhë ende nuk kishte përfunduar.

Në 40 raste të tjera, shoqëria ‘5 D Konstruksion’, ka përfituar tendera publikë si bashkim operatorësh.

Le të shohim më hollësisht disa nga tenderat që ka fituar kjo kompani, së bashku me shoqëri të tjera, pikërisht nga bashkia e Tiranës dhe institucionet në vartësi të saj, siç është ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ku kanë punuar Mariglen Qato, Redi Molla dhe Elvin Tivari.

Në datën 24 tetor 2016, ‘5 D Konstruksion’ Fiton tenderin me vlerë 47 mije euro, prokuruar nga ujësjellës kanalizime tiranë, me objekt ndërtimin e një depo uji në Daias.

Në datën 3 mars 2017, ‘5 D Konstruksion’, fiton një tjetër tender nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, me obkekt ndërtimi i ujësjellësit rruga ‘Sulejman Pasha’ dhe rruga ‘Ded Gjo Luli’. Vlera e këtij tenderi ishte 140 mije euro.

Në datën 23 shkurt 2017, ‘5 D Konstruksion’, fiton tenderin me UKT për ‘Rikonstruksionin e Kolektorit të ujërave të zeza në rrugën ‘Shyqyri Demneri’ dhe rikonstruksion i ujësjellësi. Vlera  ekëtij tenderi ishte rreth 100 mije euro.

Në datën 6 dhjetor 2018, ‘5 D Konstruksion’ së bashku me kompanitë DELIA IMPEX dhe RRUGA URA N2 Elbasan, fitojnë tenderin për Rikonstruksion dhe rrethim i stacioneve të pompimit dhe depove të ujit në ujësjellësit rajonal, faza II. Vlera e këtij tenderi ishte 330 mije euro kryer po nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Në datën 17 tetor 2018, ‘5 D Konstruksion’, fiton një tjetër tender nga Ujësjellësi i Tiranës, me vlerë rreth 430 mije euro, me obket ndërtimi i linjave të transmetimit Hec Lanabregas-Takimi i Tubit.

Në datën 21 maj 2020, ‘5 D Konstruksion’ së bashku me BE-IS, kompani e cila u përfshi në aferën e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla dhe shoqërinë METEO, fituan tenderin me vlerë gati 1.1 milione euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën e Durrësit. Edhe ky tender u prokurua nga Bashkia e Tiranës.

Në datën 11 tetor 2021, ujësjellës kanalizime Tiranë, i japin një tjetër tender me vlerë gati 30 milionë lekë shoqërisë ‘5 D Konstruksion’ me objekt ‘Ndërtim rrjet kanalizimi ne bllokun e kufizuar nga rruget: ‘Adem Sina’, ‘Hiqmet Buzi’, Sauk’

Në vitin 2021, shoqëria ‘5 D Konstruksion’ fiton një nga tenedrat e majm nga ujësjellësi i Tiranës, me vlerë rreth 7.7 milionë euro me obkekt ndërtim Tubacion Transmetimi Basen Presioni- Tunel- Partitar- Depo Daias’.

Këto janë vetëm disa nga tenderat, që ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Tiranë, i ka dhënë pikërisht shoqërisë ‘5 D Konstruksion’, pronar i së cilës dyshohet se është pikërisht Mariglen Qato. Por nga bashkia e Tiranës, kjo shoqëria ka marrë edhe tendera që kapin vlera në disa miliona euro.

Më 15 nëntor 2021, ‘5 D Konstruksion’, fitoi tenderin për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave në liqenin e Thatë. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 500 mije euro. Në vitin 2023, kandidati për kryetar bashkia i Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi këtë projekt, pasi gjatë takimeve elektorale në atë periudhë, ai konstatoi se korsia e biçikletave ende nuk ishte përfunduar.

Në 5 maj 2021, bashkia e Tiranës, firmos një tjetër tender për shoqërinë ‘5 D Konstruksion’, me vlerë prej rreth 1.7 milionë euro, me objekt rindërtimi i dy objekteve arsimore në këtë bashki dhe ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Dritas.

Më herët, në vitin 2019, ‘5 D Konstruksion’, kishte përfitua rnga bashkia e Tiranës, një tender me vlerë rreth 1.5 milionë euro pa tvsh, për ndërtimin e segmentit rrugës rreth-rrotullimi Mullet deri te ura e fshatit Qeha.

Një tjetër tender, me vlerë të lartë është ai i dhënë po nga bashkia e Tiranës për shoqërinë ‘5 D Konstruksion’, me objekt ‘Rehabilitimi i qendrës Kinostudio’. Ky tender, i dhënë në 16 nëntor 2022, kap vlerën  e 3.4 milionë euro pa tvsh.

Ndërtimi i shkollës ‘Hasan Vogli’ në Tiranë, ka kushtuar për këtë bashki rreth 235 milionë lekë pa tvsh. Edhe ky tender, i dhënë në 30 shtator 2020, u fitua në atë kohë nga shoqëria ‘5 D Konstruskion’.

Kulmi u arrit me ty tendera, me vlerë totale rreth 700 mije euro, ku bashkia  e Tiranës i besoi shoqërisë ‘5 D Konstruskion’ shembjen e 22 objekteve për shkak të programit të rindërtimit. Një ndër to, ishte dhe kompleksi i pallateve te ‘Mylym Keta’, proces i kryer vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve lokale. Në atë periudhë, ku familjet u nxorën në rrugë, madje shoqëria ‘5 D Konstruksion’, preu dritat dhe ujin në mes të natës teksa një familje kishte mort në shtëpi, denocimi u bë nga Belind Këlliçi.

Këto janë vetëm disa nga 45 tenderave me vlerë totale rreth 30 milionë euro, që shoqëria ‘5 D Konstruksion’ i ka fituar gjatë periudhës së aktiviteitt të saj. Tenderat janë marrë kryesisht nga bashkia e Tiranës, por nuk mungojnë as institucione të tjera si OST, OSHE, Bashkia Durrës, Lushnje, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe institucione të tjera, që i kanë besuar punë publike shoqërisë ‘5 D Konstruskion.

Në vitin 2021, kur Mariglen Qato ishte ende Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së TErriorit në Bashki, Erion Veliaj i besoi shoqërisë ‘5 D Konstruksion’, dy tendera me vlerë totale rreth 700 mijë euro, për demolimin e të paktën 22 pallateve që përfshiheshin nga projekti i rindërtimit.

Ndër pallatet që shembi shoqëria ‘5 D Konstruksio’, ishte dhe kompleksi te ‘Myslym Keta’, ku u ndërhy dhunshëm, madje duke mos respektuar as mortin që një familje kishte natën që fadromat shkuan për të shembur pallatet.

Tenderat publikë duket se kanë shërbyer që kjo kompani të rrisë portofolin e saj financiar, pasi prej vitit 2021, ‘5 D Konstruksion’, ka nisur të investojë në sektorin e ndërtimit.

Siç përmendëm dhe më sipër. Në datën 11 mars të vitit 2021, kompania ‘5 D Konstruksion’, fillon punimet bazuar në lejen e ndërtimit të dhënë nga Erion Veliaj. Bëhet fjalë për rrugën ‘Joklin Persi’, në Yzberisht, ku sipas të dhënave, ‘5 D Konstruksion’, ka ndërtuar një godinë banimi dhe shërbimi 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim në tokë.

Në datën 14 prill 2022, kjo kompani përfiton një tjetër leje ndërtimi, këtë herë në rrugën ‘Kahreman Ylli’ në Kinostudio, për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 7 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë.

Leja e tretë e ndërtimit për ‘5 D Konstruksion’, do të jepet vetëm pak javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.

Në datën 14 qershor të vitit 2023, shoqëria ‘5 D Konstruksion’ sfillon punimet në rrugën ‘Zenel Bastari’, për projektin e ndërtimit të një godine banimi dhe shërbimi 4 dhe 9 kate me 2 kate të tjera banimi nën tokë.

Të gjitha këto leje ndërtimi, shoqëria ‘5 D Konstruksion’ i ka pasqyruar në një raport të Ecurisë së Drejtimit të vitit 2022. Në këtë raport, publikohen foto nga punimet publike që ka kryer kjo kompani ndër vite, përfshi ndërtime shkollash, rrugësh, nënstacione elektrike apo dhe investime të tjera.

Një ndër projektet që prezantohet që në krye të raportit, është ai i ‘CROËN PLAZA DURRËS’. Ky projekt është një investim i ‘MEDITERRANEAN INVESTMENT GROUP:. Aksioner të kësaj shoqërie janë:

24%  ETITUR – 100% ELVIN TIVARI

 

24% DAKTUR- 51% DRITAN KADIU 49% ARJANA KADIU

 

24% RESTUR – 100% SELIM MOLLA

 

27% LANDËAYS INTERNATIONAL – 100% GAZMEND HAXHIA

 

1%  BLEDAR TIVARI

 

Ky investim me vlerë 15 milionë euro meriton vëmendje, pasi tregon punonjës të shtetit dhe familjarë të tyre, gjatë kohës që ushtrojnë funksione publike, shfaqen edhe si investitorë në shuma të mëdha financiare, që nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara. Dy prej invstitorëve të hotelit luksoz në Durrës, janë Elvin Tivari, aksioner i shoqërisë ETITUR dhe Selim Molla, aksioner i vetëm i shoqërisë RESTUR. Selim Molla, rezulton se është babai i Redi Mollës. ky i fundit, së bashku me Mariglen Qaton dhe Elvin Tivarin kanë njohje me njëri-tjetrin, pasi kanë punuar të tre në ujësjellësin e Tiranës. Redi Moll aka qenë drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, ndërsa Elvin Tivari ka qenë drejtor i prokurimeve në Ujësjellësin  e Tiranës, që është drejtuar nga Redi Molla. Gjithashtu, Mariglen Qato ka punuar në ujësjellësin e Tiranës për një periudhë të shkurtër.

Pikërisht, Elvin Tivari dhe Selim Molla, së bashku me dy aksionerët e tjerë, i kanë besuar zbatimin e projektit konstruktiv të hotelit miliona euro në Durrës, shoqërisë ‘5 D Konstruksion’, pas së cilës dyshohet se fshihet pikërisht shoku i këtyre shtetasve, Mariglen Qato.

Elvin Tivari është ish-drejtor i Prokurorimit në Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, ndërsa më vonë ka qenë i punësuar pranë Shoqërisë Tirana DC së bashku me Redi Mollën. Elvin Tivari, veç se një zyrtar i bashkisë së Tiranës, rezulton gjithashtu se është pronar dhe bashkëpronar në disa kompani, kryesisht në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve. Ai është bashkëaksioner dhe investitor me Fatos Malajan, në hotelin luksoz ‘La Brisa’ në Dhërmi. Së fundi, Elvin Tivari dhe Fatos Malaj, vëllai i ish-gardistit Agron Malaj, që aktualisht është kryebashkiak i Matit, kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për ‘La Brisa 2’. Elvin Tivari, ka invstuar në këtë hotel rreth 600 mijë euro, por nga bilancet e kompanisë së tij, ky rezulton se nuk ka të ardhur për të justifikuar një investim të tillë në Dhërmi.

Edhe kompania e familjarit të Redi Mollës,  RESTUR, pjesëmarrës në invsetimin prej 15 milionë eurosh të hotelit luksoz në Durrës, duket se nuk ka të ardhura për të invstuar në këtë projekt. Të paktën shoqëria e tij RESTUR, rezulton e regjistruar në Qendën Kombëtare të Biznesit në vitin 2020. Prej atij viti, shoqëria e familjarit të Redi Mollës, shokut të Elvin Tivarit dhe Mariglen Qatos, nuk ka depozituar as bilancet në QKB dhe nga ekstrakti historik rezulton se kjo kompani nuk ka ndonjë lëvizje apo ndryshim.

Këto janë fijet që lidhin Mariglen Qaton me shoqërinë ‘5 D Konstruksion’, e cila u krijua fill pasi Mariglen Qato mori një post publik në bashkinë e Tiranës. Njerëzit që e krijuan dhe vijojnë të drejtojnë këtë kompani, kanë qenë rreth i ngushtë familjar i Mariglen Qatos, kompania ka marrë dhjetëra tendera publik vetëm nga bashkia e Tiranës, duke gjeneruar miliona euro xhiro e fitime.

Gjithashtu, po nga bashkia e Tiranës, kjo kommpani ka marrë 3 leje ndërtimi, ndërsa siç thamë dhe më sipër, dy ish-kolegë të Mariglen Qatos, i kanë dhënë shoqërisë ‘5 D Konstruksion’ edhe zbatimin e projektit të ndërtimit të një hoteli me vlerë miliona euro në Durrës. Të gjitha këto të dhëna, ngrenë dyshimin se pas shoqërisë ‘5 D Konstruksion’ është pikërisht Mariglen Qato dhe jo vetem.

Por aferat nuk ndalen me kaq. Mariglen Qato është akuzuar gjithashtu edhe për punësime nepotike në bashkinë e Tiranës. Gjatë fushatës elektorale, të vitit 2023, Belind Këlliçi denoncoi punësimet nepotike të familjarëve të Mariglen Qatos në institucionin që ai vetë është drejtor. Elisabeta dhe Taulant Cjapi, përkatësisht kunata dhe kunati i Mariglen Qatos, janë punësuar në bashki, një si drejtoreshë e financës në UKT dhe tjetri në bashki. i punësuar në bashki është dhe vëllai i Mariglen Qatos, Klevis Qato. Gjithashtu në media, janë deoncuar dhe raste të tjera, ku gjithashtu rezulton se disa persona, që dyshohet se janë familjarë të tij, janë punësuar pikërisht në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit me firmë të vetë Mariglen Qatos. Në fakt, punësimi i Elisabeta Cjapit në drejtorinë e financës, tregon se jo vetëm këta njerëz përfituan tendera nga insticioni ku punonin, por punësuan familjarë të tyre në sektorët që bënin pikërisht pagesat edhe për tenderat që fitonin kompanitë e tyre.

Këta shtetas, Mariglen Qato, Elvin Tivari dhe Redi Molla, janë denoncuar dhe nga lideri i opozitës Sali Berisha se kanë përfituar miliona euro tendera, ndërsa komunikimet mes tyre i kanë pasur në një aplikacion të posaçëm, ku nga zbërthimi i tij dyshohet se janë gjetur gjithashtu komunikime edhe me Erion Veliajn.

Maringlen Qato, kompania ‘5 D Konstruksion’ dhe funksionarë të tjerë janë kallëzuar penalisht në SPAK , kallëzim i bërë nga kreu i grupit të ekspertëve pranë Partisë Demokratike, ish- Deputeti Belind Këlliçi.

Deri më tani, janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga të cilat kanë dalë disa fakte të renda penale, sipas raportimeve ne media jane: shume udhetime te drejtoreve te bashkise tirane me chartera nga Podgorica. Këto raportimet janë bërë nga media pranë qeverisë si ‘Albania Post’ e gazetarit Baton Haxhiu.

Gjatë javëve të fundit, media të ndryshme në vend ( do fusim skrin shote artikuj mediash), kanë raportuar se SPAK ka sekuestruar dokumente për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Elvin Tivarin në lidhje me veprimtarinë e shoqërisë ‘5 D Konstruksion’. Por deri më tani, nga SPAK nuk ka veprime konkrete per ndalimin e kesaj veprimtarie korruptive te ketyre shtetasve dhe ende nuk janë marrë në pyetje.

Teksa ka kaluar rreth një vit nga dorëzimi i kallëzimit në SPAK, duket se veprimet hetimore, që po kryhen për drejtorët besnik të Erion Veliajt nga prokurori Klodian Braho për shoqërinë ‘5 D Konstruksion’, janë administruar edhe të dhëna jashtë territorit të Shqopërisë. Por pikërisht në kulmin e këtyre hetimeve, edhe sipas asaj që ka deklaruar lideri i opozitës Sali Berisha, se nga zbërthimi i një telefoni është konstatuar një aplikacioni i ndërtuar enkas nga keta individ per te komunikuar me njeri tjetrin duke përfshire dhe kryetarin e bashkise Erion Veliajt, pronar faktik i inceneratorit të Tiranës. Ky i fundit detyroi Mirel Mërtirin te sulmonte dhe kallëzonte prokurorin Klodian Braho në emisionin Çim Peka Live, që u dha pak muaj më parë në syri televizion.

Kjo deklaratë e Mërtirit më shumë se një denoncim, ishte shantazh i hapur ndaj prokurorit, që sot ka në dorë një nga dosjet më të rënda sa i përket veprave penale, që dyshohet se janë kryer pikërisht nga drejtorët besnik të Erion Veliajt me bekimin e tij. Zbardhja e pikëpyetjeve të ngritura në emision, do të nxirrnin në pah një skemë të re abuzimi në bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku është i përfshirë direkt tek afera e inceneratorëve, ndërsa drejtorët e tij, kanë pasur dorë të lirë te paratë publike, duke përlarë miliona euro nëpërmjet tenderave të dhënë për kompanitë e tyre, para të cilat me pas u përdoren gjerësisht ne fushatën zgjedhore të vitit 2023…/ Syri.net