Deputetja e Kosovës, njëkohësisht aktore, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj një kompanie e cila ka shfrytëzuar pamjet e saj pa miratimin e aktores. Kompania, emri i së cilës nuk dihet se ka përdorur imazhin e deputetes pa e pyetur atë. Matoshi ka reaguar duke i thënë kompanisë se do pendohen për veprimin që kanë bërë.
Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman.’- shkruan ajo.