Aktorja e njohur e njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, pak muaj më parë iu nënshtrua një operacioni të vështirë për heqjen e tumorit në tru.

Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë, e tani aktorja e njohur herë pas here jep mesazhe të forta e sensibilizuese.

Sot, me rastin e 8 Marsit, ajo ka ndarë me ndjekësit e shumtë disa fotografi ku shfaqet elegante, me një këmishë të gjelbër dhe pantallona të zeza.

Matoshi ka thënë se nëse gruaja është e lumtur ajo zbukurohet.

Deputetja  kosovare gjithashtu ka treguar se ka përdorur edhe pak ‘fotoshop’ në fotografitë që ka postuar së fundmi.

“Nëse gruaja është e lumtur, ajo zbukurohet. Në rastin tim edhe pak ‘faceapp’. Dashuri për të gjitha ju gra dhe vajza”, ka shkruar aktorja.