Reperi Agon Sylejmani, i cili njihet nga publiku me emrin Agon Amiga ka folur së fundmi për një nga konfliktet më të folur të hip-hopit shqiptar.
Grupet e repit BabaStars dhe OTR kanë qeq në konkurrencë të vazhdueshme dhe shpesh kanë patur edhe konflikte fizike e sherre të mëdha. Vite më parë anëtarët e dy grupeve patën një grindje fizike mes tyre në aeroportin e Zyrihut.
Ish-anëtari i BabaStars, Agon Amiga, ka dhënë detaje për atë sherr tekas ai në një ‘live’ në Instagram me personazhin e njohur në rrjete sociale Kozak Braçin. Agoni ka treguar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur përleshja fizike, duke thënë se ishte këngëtarin Ledri Vula ai që i pari goditi këngëtarin Noizy, duke vazhduar më pas dhe me të tjerët.
“Ishim në aeroplan për Zurich, nuk e dija që ishte edhe Noizy, dhe duke dal nga aeroplani po më thotë Geti edhe Noizy është këtu, ishin edhe Ledri, Visari (Skivi), unë mbeta i fundit dhe doja ta takoja, duke ecur vjen Noizy përball meje dhe po e shikoja, dhe po i them më njeh, më tha më dukesh fytyrë e njohshme, dhe i thash të tregoj sa të dalim nga aeroporti. Noizy ishte vet i dyti, ka qenë edhe Dafina Zeqiri me Ledrin, dhe ky i fundit e godet menjëherë Noizyn, u rrahëm dhe më pas na zunë policia, Geti e kërkonte zinxhirin e tij, si ka mbërri Noizy në hotel ka postuar pamje me zinxhir të Getit me vete duke pyetur fansat se a e din kujt i takon ky zinxhir.Konflikti me Getin shkurt dhe shqip lindi punë interesi, punë leku, kështu konflikt fizikisht nuk kam patur asnjëherë”, tha Agon Amiga.
Disa prej këngëtarëve trë përfshirë në atë konflikt sot ata kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Ledri dhe Noziy tashmë kanë raporte shoqërore, në vitin 2017 sollën një bashkëpunim muzikor së bashku me titull “Dje & Sot”.