Të dhënat e INSTAT tregojnë se sasitë e shitjes më pakicë të hidrokarbureve u rritën me 4.7% në tremujorin e fundit të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, konsumi i karburanteve ka rezultuar me rritje përgjatë të gjithë tremujorëve të këtij viti.
Në kontrast, përgjatë gjithë vitit 2022 importet e karburanteve në sasi kanë rezultuar në rënie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit 2022, importet e karburantit kanë pësuar ulje vjetore me 8%.
Importet e karburanteve vitin e kaluar kanë shënuar rënie vjetore me rreth 9 %, por nga ana tjetër të dhënat nga tregtia me pakicë tregojnë sistematikisht se volumet e shitjeve në vitin 2022 kanë qenë sistematikisht me rritje në krahasim me 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se volumet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve në tremujorin e parë 2022 pësuan rritje vjetore me 4.2%, në tremujorin e dytë me 5.2%, në tretin me 3.9% dhe në të katërtin me 4.7%.
Ku u gjet sasia e tepërt që rezulton e blerë nga shqiptarët?
Policia e Shtetit në disa raste u ka bërë jehonë operacioneve për kapjen e naftës kontrabandë, por asnjëherë nuk ka hetuar se për llogari të kujt vjen nafta në Shqipëri.
Pas këtyre shifrave, kushdo me të drejtë mund të mendojë se nafta kontrabandë e mbërritur në Shqipëri është shume madhe.