Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e një mbrëmjeje me një grup pensionistësh me kontribut të veçantë në jetën kulturore, sportive dhe shkencore.

Në këtë mbrëmje, Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Përmes disa fotove me ta Rama shkruan se e ndien veten “borxhli” ndaj tyre dhe se ky borxh do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, shkruan Rama.