Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar dy telefona celularë nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Telefonat u janë sekuestruar drejtorit Neritan Postoli, ndërsa tjetri shefes së Sektorit Vanela Gjeci.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Siç raportohet, hetimet janë përqëndruar në një çështje korruptive.