Sezoni i ri i ‘Përputhen’ do të vijë me shumë ndryshime. Siç tashmë është bërë e ditur, Ori Nebijaj do të jetë moderatore në vend të Bora Zemani, të cilës i është besuar drejtimi i “Dancing With the Stars”.
Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë opinionist në emisionin e dashurisë, por këtë sezon jo vetëm.
Burime bëjnë te ditur se krah tij në rolin e opinionistes do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.