ubt

Hetimet e SPAK mbi skemën e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) kanë nxjerrë në pah përfshirjen e tre kompanive private, të cilat janë favorizuar nga zyrtarët e universitetit në marrjen e tenderave publikë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, kompanitë “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” kanë bashkëpunuar me drejtuesit e UBT-së në përgatitjen e dokumenteve të tenderave, duke siguruar oferta të falsifikuara dhe duke ndikuar në rritjen e padrejtë të fondit limit.

Në qendër të hetimeve janë 9 procedura të zhvilluara gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh. Këto tendera u zhvilluan në kushte të paracaktuara, ku kompanitë fituese besohet se ishin caktuar përpara hapjes së garës.

Sipas të dhënave hetimore, pajisjet dhe mallrat e prokuruara për universitetin ishin siguruar nga operatorët ekonomikë disa muaj përpara hapjes së procedurave, duke e bërë procesin thjesht një formalitet të maskuar.

 

 

Emrat e personave ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masë sigurie janë si më poshtë:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,
Amarildo Lleshi,
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga,

Arrest shtëpiak:

Agim Sefa,
Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi,
Ilir Kusi,
Dritan Laçi,
Azem Parllaku,
Artur Koleci,
Radion Dhromi,
Blenard Spaho,
Tedi Proda,

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,
Klara Jahollari,
Ilir Kapaj,
Erjola Kopali,
Klea Lekocaj
Romina Koto
Bejo Bizhga,
Etleva Shore,
Rezearta Dervishi

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, thuhet në njoftimin e SPAK. /gazetajone