
Këngëtari i njohur, Sabiani dhe balerini, Ilir Shaqiri janë dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, që janë komentuar më së shumti për miqësinë e tyre. Ata e cilësuan njëri-tjetrin vëllezër, madje edhe kur loja mbaroi ruanin raporte shumë të ngushta.
Mirëpo, së fundmi, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e la të kuptohej vetë këngëtari. Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.
I pyetur se cili nga ish-banorët ka përfituar më shumë nga ai, këngëtari u shpreh: “Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”.