Një nga emrat më të përfolur të këtij spektakli, një nga finalistët, madje ai që arriti të dalë në fund kokë më kokë me Luizin, Kristi ka folur hapur për këtë përballje dhe për raportin me këngëtarin. I ftuar në një intervistë Kristi foli për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës.

“Ishte e vështirë ta përballoje Oltën kur fillonte me stilin manipuluese dhe imponues, Olta provonte të të manipulonte kurse Luizi provonte të nënshtronte në lojën e tij, këta ishin dy ekstreme që luftonin me gjithë banorët e tjerë”, tha Kristi.

Më tej , ai u shpreh se kishe shpresuar në disa momente se ai do të ishte fituesi për shkak të asaj që Luizi kishte përfaqësuar në shtëpinë e famshme, madje ai tha se këtë e kishte ndjerë edhe te Luizi, i cili ishte i frikësuar në disa momente.

“Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë. Ai ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.