
Modelja Kristina Baki do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.
Ajo është në pritje të një vajze, emrin e së cilës e ka zbuluar vetëm së fundmi.
Kristina ka publikuar në Youtube një video nga “baby shower” ku ka treguar se vajza e saj do të quhet Siera.
“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, është shprehur Kristina.