Gjatë spektaklit të djeshëm, opinionistja e “Big Brother Vip Albania” Zhaklin Lekatari i drejtoi disa kritika Luiz Ejllit për sjelljet e tij ndaj vajzave të shtëpisë, por dhe ndaj banorëve të rinj.

Ajo i kërkoi atij që të ndryshojë sjelljen dhe të përmirësohet, por mënyra se si iu drejtua duket se nuk iu ka pëlqyer aspak fansave të këngëtarit

“Po të tërheq vëmendjen për disa sjellje maskiliste që mua personalisht nuk më pëlqejnë. Po të më kishin pëlqyer do isha martuar edhe unë me një burrë shqiptar si puna jote.” ishin fjalët me të cilat Zhaklina iu drejtua Luizit.

Duket se fjala “do isha martuar me një burrë si puna jote”, për mbështetësit e Luizit është marrë si ofendim ndaj këngëtarit dhe kanë shpërthyer me gjuhë shumë të ashpër ndaj opinionistes.

Disa mesazhe që i kanë mbërritur në Instagram, i ka publikuar vetë Zhaklina, ndërsa nëse i hedh një sy edhe komenteve janë po me të njëjtën gjuhë.

Lexoni në foto-galerinë e mëposhtme disa prej mesazheve dhe komenteve ndaj Zhaklinës, ku vihet re se nuk mungon gjuha e ashpër edhe nga vajzat apo gratë.