Aktori Amos Muji Zaharia ka reaguar pas videos që qarkulloi në rrjet, ku ai dëgjohej duke ofenduar me fjalë të rëndë moderatoren Kiara Tito.

Aktori, sot në “Fun Club”, ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje.

Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.

Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë.

Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi