Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shkaktuar të qeshura të shumta, në studion e Çim Pekës, ku ka treguar sekretet e saj të botoksit.
Kryemadhi tha se gratë, duke i’u referuar vetes dhe grave të parlamentit, “freskohen me gjilpona”, domethënë me gjilpëra të cilat injektojnë substanca që përmirësojnë pamjen e rrudhave.
“U këputën gratë dhe ne të shkretat, duke u freskuar me gjilpona’ për të qenë si çupëlina, jo jo po them, këto e quajtën fyerje dhe u bë katër orë debat për çupëlinat”, tha Kryemadhi duke shkaktuar të qeshura të shumta në studio.
Kryemadhi ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe e hapur për të folur për ndërhyrjet estetike që ka kryer, të cilat i kanë sjellë ndryshime drastike në pamje.