Gazetarja Klodiana Lala thotë se bosi i kokainës, Ervin Mata dyshohet se ndodhet në Argjentinë. Lala tha se Mata ka qenë më herët në Bolivi, ndërsa SPAK e ka shpallur së fundmi në kërkim për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sa i përket akuzave për Erzen Breçanin, Lala tha se ai dyshohet të ketë ndihmuar një person në kërkim që të kalojë kufirin përmes Kukësit.

Akuza ndaj Breçanit për pastrim parash, dyshohet të ketë lidhje me disa transferta parash që janë bërë mes tij dhe familjes Mata, duke shtuar se familja Breçani dhe familja Mata janë krushq.

“Bëhet fjalë për një person të kërkuar që ai e ka ndihmuar të kalojë në doganë në Kukës. Pra ai ka qenë në kërkim, dhe e ka ndihmuar të kalojë. Pastritmi i parave ka të bëjë mes disa transaksioneve mes familjes Breçani dhe Mata, megjithatë kjo duhet parë se ata janë krushqi.

Ervin Mata ka qenë disa kohë në Bolivi, ka dyshime që mund të jetë në Argjentinë. Disa persona të tjerë janë në Spanjë”, u shpreh gazetarja Lala në një intervistë në “News24”.