Nga Artur Meçollari
Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u thjyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare. Por në vitin 2007 u shkri edhe Shkolla e Trupës dhe me propozim të drejtuesve të Forcës Detare të kohës Akademia e Marinës doli fare nga Plani i Vendosjes dhe përhapjes.
Ky është momenti kur territory i Akademisë u tjetërsua nga 42000 m², sot në vetëm 11.000 m². Në vitin 2016 një sipërfaqe prej rreth 19.200 m² i kaloi Bahkisë Vlorë dhe një vit më pas Ministrisë së Turizmit.
Po ashtu në vitin 2011 një sipërfaqe prej 1500 m² i kaloi një private dhe në vitin 2015 Fjetina dhe Kinoklubi iu shitën një private, i cili më pas provatizoi dhe token, vijojnë ndërtimet me leje të Bashkisë, por vijin të jetë pjesë e pronës 904, copëes prej 7400 m². Në vitin 1994 iu jane dhënë disa objekte për strehim disa ushtarakeve, sipas ligjit. Shumica e objekteve jane të ndërtuara nga Italia, përveç Mencës, tualeteve dhe goginës 4-katëshe.
E gjithë prona e ish-Akademisë së Marinës, prej gati 43.000 m² në vitin 1946 është shpronësuar nga Qeveria e kohës me pronarë Administratën e Luftës së Italisë. Kjo prone iu është blerë gjashtë pronarëve në vitin 1940. Sot Forca Detare ka dy prona (Nr. 904) të ndara nga rruga e pasme, një prone me sipërfaqe 4.800 m² dhe 7400 m², një pjesë të marrë. Nga 43.000 m² (me bojëqielli), sa ui sekuestruan në 1946 Admistratës Italiane të Luftës, sot FD ka verrëm rreth 8.000 m² (me të kuqe). Pjesa më e madhe me letra të fallcifikuara si pronë privare.
Prona e Forcë Detare me sipërfaqe 4.800 m² parashikohet te bashkohet me atë të Ministrisë së Kulturës prej 19.200 m² dhe KKRT të miratoj së shpejti ndërtimin e një resorti turistik me 5 YJE për “FAMILJEN PERANDORAKE” në sipërfaqen prej 24.000 m² (prona midis dy rrugëve). Janë falcifikuar dokumentat zyrtare duke e konsideruar prone private.
Akademia e Marinës dot inga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes në vitin 2008 me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.
Shitja e fjetinës dhe Kinoklubit në 2015 u bë me propozim e me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.
Dalja jashtë strukurës së FD të Kantieerit Detar në 2015 u bë me propozim të me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me detyra jashtë vendit. Sot Kantieri ka vetëm 43 personel nga 180 në 2015.
Dorëzimi i Bazës Detare të Sarandë s në 2022 u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Ndërtimi i godinës në bazën detare të Shëngjinit u lejuan nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Nxherrja nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes dhe pëehapjes në 2016 I 133 ha nga 200 ha të katër bazave detare u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Lejimi i zaptimit të 5,2 ha në Porto Romano prej 2 vjetësh u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Sot çështjet në hetim nga SPAK, në dosjet hetimore 198/2021 dhe 109/2021 vetëm për pronat e Forcës Detare janë gjashtë çështje:
1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:
2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.
3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.
4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.
5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.
6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.