Dosja Porto Romano , a do të shkojë SPAK deri te Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi apo do të mjaftohet me ndonjë “fakir” për ish-depon e minave detare? Hipokrizia me zaptuesit e bregut me shezlonge

Të paktën tre herë në javë, publiku gjatë muajve të fundit është duke u bombarduar me lajme se policia ka sekuestruar qindra apo dhjëtera çadra dhe shezlonge me argumentin se kishin pushtuar bregun pa të drejtë.

Madje, kohët e fundit, pas ardhjes së Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, policia nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin e çadrave dhe shezlongeve, por edhe me gjobë apo ndjekje penale ndaj atyre që kanë pushtuar apo zhvatur bregun e detit pa të drejtë.

Zona e rrethua me te kuqe eshte ne pronesi te ushtrise, por u zaptua dhe u shkaterruan ndertesat pa asnje leje nga kompania Porti MBM. Rrenoja me te zeza jane ish-depot e minave detare
Zona e rrethua me te kuqe eshte ne pronesi te ushtrise, por u zaptua dhe u shkaterruan ndertesat pa asnje leje nga kompania Porti MBM. Rrenoja me te zeza jane ish-depot e minave detare

Kjo duket një masë e nevojshme në një kohë ku çdokush e ndjen veten zot dhe i jep vetes të drejtën për të zaptuar detin sipas qejfit të tij.

Gjendja aktuale e godinave te shkaterruara me fadroma me qellim gllaberimin e tokes . Ishte padia ne SPAK ajo qe ndaloi per momentin avancimin e pushtuesve
Gjendja aktuale e godinave te shkaterruara me fadroma me qellim gllaberimin e tokes . Ishte padia ne SPAK ajo qe ndaloi per momentin avancimin e pushtuesve

Por, e gjithë kjo, edhe pse një veprim I duhur, duket një hipokrizi e madhe. Sepse, policia shkon edhe sekuestron çadra e shezlonge që kanë zënë disa metra nga bregu i detit për pak muaj të vitit, ndërkohë që nuk veprohet me të njëjtin standard kur bëhet fjalë për oligarkët që kanë zënë përgjithmonë, pas asnjë leje, jo disa metra, por disa kilometra breg deti. Madje madje, jo thjesht bregun e detit, por bazat e ushtrisë në breg të detit, pa marrë leje nga askush.

Në fakt, kjo nuk është zënië, por zaptim, apo pushtim.

Bazat e ushtrisë shqiptare nuk janë pushtuar dot nga armiku dekadat e fundit, por ja që erdhën Çeti dhe Fridenti dhe me heshtjen e institucioneve i zaptuan.

SPAK ka nisur një hetim të hollësishëm mbi skandalin e zaptimit të ish depos së minave detare në Porto Romano. Gazet Jonë raportoi edhe më herët, se pa asnjë dokumennt apo leje, kompania Porti MBM ka kryer punime përreth dhe brenda ish depos së minave detare në Porto Romano duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit.

Për shkak se në lojë janë të “fortë” që kanë kapur edhe qeverinë krahas ushtrisë, deri para pak muajsh askush nuk fliste edhe pse kishte një padi të prokurorinë e Durrësit, por tashmë që gjërat kanë ardhur deri në SPAK situata ka ndryshuar.

SPAK ka marrë në pyetje ish ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për skandalin në fjalë. Vetë ministri aktual i mbrojtjes Niko Peleshi ka pranuar publikisht se në Porto Romano po kryhen punime pa leje dhe se po hetohet.

Kush janë “guximtarët”?

Në Shqipëri, asnjë skandal kaq i madh nuk bëhet pa lejen e qeverisë dhe ministrave, megjithatë duhen disa guximtarë për të realizuar zaptime kaq të mëdha duke cënuar sigurinë kombëtare.

SPAK nuk fal, nis urgjentisht hetimi për gllabërimin e depos së minave në Porto Romano, a do të pyetet Shefqet Kastrati?

Kompania Porti MBM është në pronësi të Shefqet Kastratit dhe Frident Kuqit. Kuqi është pronari i kompanisë së karburanteve EiDA. Administrator i kompanisë koncensionare Porti MBM është Ahmet Kastrati, një i afërm i oligarkut të preferuar të qeverisë.

Kuqi dhe Kastrati kanë bërë një mish-mash kompanish që kanë aksione te njëra-tjetra, por në thelb janë aksionerët kryesorë të Porti MBM që ka koncensionin e Porto Romanos dhe që kanë shkatërruar bazën detare aty, gjë për të cilën po heton SPAK-u.

Dy oligarkët e naftës i kanë lënë edhe një “kockë” të vogël edhe Pëllumb Salillarit në këtë koncension, i cili ka vetëm 1% të aksioneve të kompanisë koncensionare Porti MBM.

SPAK nis hetimin, Kastrati vijon rrëmbimin e pronave të ushtrise , si u gllabërua depoja e minave në Porto Romano

Sa “lartë” do të godasë SPAK?

Burime bëjnë me dije se prokurorët e SPAK janë duke punuar me intensitet me këtë dosje për shkak të shkeljes flagrante. Bëhet fjalë për një ndërhyrje me fadroma në një bazë të ushtrisë pa asnjë leje duke shkatërruar gjithçka përreth.

Olta Xhaçka rrezikon shumë nga kjo dosje, por pyetja është sa thellë do të shkojë SPAK kur të ndodhin arrestimet? A do të shkojë deri te Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi apo do të mjaftohen me ndonjë “fakir” në ministri ose kompaninë koncensionare?

Mbetet për t’u parë, ndoshta nuk do të na duhet të presim shumë, pasi dosja në fjalë është e radhës pas koncensionit të sterilizimit sepse agjentët e BKH-së disa javë më parë kanë sekuestruar telefonat e gjeneralëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ku krahas tenderëve sekret të armëve, bëhet fjalë edhe për zaptimin e bazave të ushtrisë nga oligarkët.

Në vijim do të lexoni:

-Hap pas hapi, me foto: Gjendja e mëparshme e dhe e tanishme, si u zaptua dhe shkatërrua ish-baza e minave detare, emra dhe fakte për SPAK

-Pamje të patransmetuara: Si u shkatërrua muri antik romak, pse heshtin ministrat e linjes?