SPAK i qepet oligark ëve Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi , pjesë e skandalit edhe Salillari , si u zhvat prona e ushtrisë në Porto Romano ?

Jo vetëm prokuroria e Durrësit, por edhe SPAK është duke hetuar në lidhje me zhvatjen e pronave të ushtrisë nga oligarku Shefqet Kastrati dhe kompania EUROPETROL e Frident Kuqit në Porto Romano të Durrësit.

SPAK i qepet oligarkëve Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi , pjesë e skandalit edhe Salillari , si u zhvat prona e ushtrisë në Porto Romano ?
SPAK i qepet oligarkëve Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi , pjesë e skandalit edhe Salillari , si u zhvat prona e ushtrisë në Porto Romano ?

Një ditë më parë Gazet Jonë raportoi se prokurorja e SPAK Manjola Kajana kishte zbarkuar në zyrat e MCN TV për të marrë pamjet e një emisioni televiziv në lidhje me vjedhjen e pronave të ushtrisë nga oligarkët në fjalë, ndërsa më herët në lidhje me këtë çështje kishte filluar hetimet edhge prokuroria e Durrësit pas tre padive të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila kishte konstatuar se shoqëria koncensionare PORTI MBM (Multi Buoy Mooring), e cila ka koncensionin e dhënë nga qeveria për të menaxhuar ankorimin e anijeve të karburanteve si edhe depozitat e kompanive shqiptare në këtë zonë.

Më herët, SPAK ka nisur hetimet edhe për portin e Limionit në Sarandë, ku sërish Shefqet Kastrati është i përfshirë në gllabërimin e pronave të ushtrisë me shoqërinë EDIL AL.

Por, Kastrati nuk është i vetëm në zhvatjen e pronave të ushtrisë në Porto Romano.

Kush fshihet pas kompanisë koncensionare PORTI MBM (Multi Buoy Mooring)?

Sipas dokumenteve që ka parë Gazeta Jonë, rezulton se kompania koncensionare PORTI MBM (Multi Buoy Mooring) administrohet nga Ahmet Kastrati, i afërm i Shefqet Kastratit.

Pjesë e tortës së këtij koncensioni të madh janë Shefqet Kastrati; Asllan Kuqi si edhe Pëllumb Salillari.

Oligarkët në fjalë kanë bërë një skemë për të fshehur disi gjurmët duke krijuar një kompani me emrin ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK  e cila ka 99% të aksioneve të shoqërisë PORTI MBM (Multi Buoy Mooring), e cila ka marrë koncensionin. Ndëkrohë, 1% të koncenesionit e ka Pëllumb Salillari.

Vetë Kastrati dhe Frident Kuqi i EiDA-s fshihen pikërisht pas kompanisë ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK . Sipas dokumenteve që pa Gazeta Jonë, në këtë kompani Kastrati ka 65% të aksioneve, kurse Frident Kuqi i EiDA-s ka 35% të aksioneve.

Praktikisht, Kastrati dhe Frident Kuqi kanë 99% të totalit të aksioneve të kompanisë që ka zhvatur ish-depon e minave detare në Porto Romano sipas padisë së Ministrisë së Mbrojtjes, kurse Salillari ka është pjesë me vetëm 1%.

Pas marrjes së koncensionit në fjalë, Frident Kuqi kompanisë së karburantee EiDA (njihet si ELDA në gjuhën popullore) ka ndërruar emrin e kompanisë nga EUROPETROL SG sh në Europetrol Durrës Albania.

Gjatë një deklarate për mediat ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kompania koncensionare vërtetë kishte zhvatur pronën e ushtrisë pa asnjë leje nga qeveria duke bërë një vepër penale, gjë për të cilën ai tha se ministria që ai drejton i ishte drejtuar prokurorisë së Durrësit edhe pse kjo e fundit nuk kishte kryer asnjë procedurë të qenësishme deri më tani.

Por, futja e SPAK-ut në lojë si edhe fakti se Kastrati Group është i përfshirë edhe në skandalin e portit të Limionit në Sarandë e bën çështjen shumë serioze duike rritur rrezikun që ndonjë oligark të hetohet me rrenjë e me degë për përvetësimin e pronave të ushtrisë. /Gazeta Jonë

Oligark et Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi të përfshire në skandalin e Porto Romano s