Oligarku Shefqet Kastrati në hall, SPAK zbarkon në televizionin shqiptar, çfarë sekuestruan?

Prokurorja e SPAK Manjola Kajana ka zbarkuar dje në studio e MCN duke marrë si provë materiale të gjitha xhirimet e emisionit “KRONOS” në lidhje me gllabërimin e ish-depos së minave në Porto Romano nga kompania Kastrati teksa po zgjeronte territorin e portit ku shkarkohet gazi dhe nafta që futet në Shqipëri.

Oligarku Shefqet Kastrati në hall? SPAK zbarkon në televizionin shqiptar, çfarë sekuestruan
Oligarku Shefqet Kastrati në hall? SPAK zbarkon në televizionin shqiptar, çfarë sekuestruan

Siç raportoi emisioni më herët, ky gllabërim i pronës ka ndodhur pa asnjë leje apo vendim nga qeveria, por me iniciativë të vetë kompanisë koncensionare duke kryer në dukje një krim të rëndë, gjë të cilën duhet ta konfirmojë SPAK.

A do ta pyesë SPAK-u Kastratin? Thellohet skandali i portit në Sarandë, fillon marrja e dëshmive

Megjithatë është lajm i mire që SPAK ka kthyer vëmendjen edhe ndaj oligarkisë në Shqipëri të cilët kanë zaptuar gjithçka me bekimin edhe të qeverisë. Por, eksperienca ka treguar se Rama të lë të vjedhësh, por kur e trash zullumin të lëshon.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë edhe me Shefqet Kastratin, nisur edhe nga fakti se kjo është prona e ushtrisë që ai ka marrë krahas portit të Limionit. Edhe për atë ka një hetim të SPAK.

Kështu që deri më tani, Shefqet Kastrati vetëm ka “bërë gola”, ky hetim i SPAK mbi këto prona do të tregojë se si “do të mbarojë ndeshja”, nëse do të jenë shqiptarët përmes SPAK që do të fitojnë apo oligarku.

Lajmi për praninë e prokurores së SPAK në ambientet e tyre u dha mbrëmë edhe nga vetë MCN TV si më poshtë:

Pas publikimit të emisionit “Kronos” të datës 23 mars, ku në fokus ishte zaptimi dhe ndërtimi në sipërfaqen e ish-Depos së Minave Detare në Porto Romano, SPAK nis hetimet për mënyrën se si është marrë kjo pronë nga kompania private.

Prokuroria e Posaçme 6 ditë pas transmetimit të këtij emisioni i ka kërkuar televizionit MCN të vendosë në dispozicion të hetuesve çdo lloj materiali, por kryesisht ato filmike bruto.

Prokurorja Manjola Kajana në shkresën e firmosur prej saj në datën 29 mars ka vendosur:

“1. Këqyrjen dhe marrjen e materialit audio/video bruto të papërpunuar për transmetim, material i cili disponohet fizikisht nga emisioni “KRONOS”, pjesë e televizionit MCN.

2. Këqyrja dhe marrja e dokumetave do të kryhet nga Hetuesi Renato  Lapa, i cili për praktikat që kqyr në ambientet e Televizionit MCN TV, duhet të mbajë proces-verbalin përkatës.

3. Këqyrja do të shoqërohet me marrjen e kopjes fizike në format elektronike CD/DVD që posedon Emisioni “KRONOS”,apo që është admnistruar në Sistemit Elektronik të këtij Televizioni.”- thuhet në dokumentin e SPAK

Këto materiale Struktura e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i marrë për llogari të hetimin numër 108 të vitit 2021, ku po hetohet mënyra se si  privatizua baza detare e Sarandës, i njohur si gjiri i Limionit.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar ka nën hetim procedimin penal nr. 108 të vitit 2021 për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sa më sipër organi procedues se në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore duhet të admnistrohet dhe të merret pranë televizionit “MCN TV”, kopjet e pamjeve filmike në cilësinë “bruto” të papërpunuara dhe pa filtra të prodhuara nga një pajisje DRON, të cilat janë transmetuar në Emisionin “KRONOS” në datën 24.02.2023 janë publikuar edhe në platfromën Youtube më titullin e videos “Kastrati merr ish depon e minave në Porto Romano pa asnjë dokument”, thuhet në dokumentin e SPAK.

Ministria e mMbrojtjes konfirmoi me anë të një kërkesë për informacion se prona më numër 219 e njohur si ish-depo e minave detare në Porto Romano është pronë e Flotës Detare.

“Prona nr.219 “Ish Depo Minave Detare” Porto Romano është pronë në administrim të Forcës Detare e cila gëzon dhe certifikatë pronësie për këtë pasuri.Kjo pronë është pjesë e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në administrim të Forcës Detare dhe në çdo rast që konstatohen se mbi këtë pasuri mund të kryhen cënime të çdo lloj natyre, nga persona të tretë, Forca Detare ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara për këtë qëllim”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Cënimin e pronës së ushtrisë e konfimroi edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili sqaroi se institucioni që ai drejton ka bërë detyrën duke bërë tre kallëzime në prokurorinë e Durrësit. Sipas tij një kompani kishte shprehur interes për të zgjeruar aktivitetin e saj por këtë duhet të bente sic e parashikon ligji. Ndrësa nuk sqaroi pse policia ushtarake nuk ka marrë ne mbrojtje këtë sipërfaqe toke sic beri me bazën e Shëngjinit kur u verifikua se ajo ishte cënuar.

SPAK me marrjen materialeve në MCN TV ka zgjeruar hetimet për mënyrën si janë privatuzar disa  prona të ushtrisë dhe kryesisht ato të Forcës Detare. Sipërfaqe toke  të cilat ndodhen në pikat më të bukura të bregdetit shqiptarë dhe mjaf të lakmuara nga kompanitë private. Deri tani publike janë bërë hetimet bazën e Sarandës dhe ate të Shëngjinit dhe ish depo e minave në porto romano. Ndërsa burime nga prokuroria e posaçme sqarojnë se në verifikim janë të paktën edhe tre prona të tjera. /mcn

# Oligarku Shefqet Kastrati SPAK Oligarku Shefqet Kastrati SPAK