Policia po zhvillon pasditen e sotme një operacion ‘Blic’, në Shkodër.

Mësohet se nga operacioni janë vënë në pranga 7 persona.

Të arrestuarit janë kapur me drogë por nuk dihet ende lloji i lëndës narkotike që iu është gjetur apo sasia.

Operacioni është në vijim dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vazhdim.