Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips” për shkak se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë. Atropina është një substancë toksike.
“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.
Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë” mbyllet njoftimi i AKU-së.