Disa shenja astrologjike janë vërtet kokëforta sidomos kur bëhet fjalë për të falur. Disa madhe mundet t’iu bëjnë të paguani për çdo gabim të bërë. Zbuloni cilat janë ato.

Demi. Demat janë më bujarët e zodiakut, por gjithashtu edhe ndër më kokëfortët. Nëse i tradhtoni, përgatituni sepse është shumë e vështirë të rifitosh sërish besimin e tyre. Afrojuni dhe kërkoni falje, jo njëherë sepse nuk do mjaftojë, këtë gjë duhet ta përsërisni gjithë kohës derisa ai të thotë një fjalë. E pas kësaj do keni ende rrugë për të bërë me një dem.
Gaforrja. Edhe personat e shenjës së gaforres janë të tmerrshëm kur bëhet fjala për të falur. Duhet të bëheni gati për të kërkuar falje. Duhet të bëni edhe shumë durim me ta sepse nuk pranojnë që dikush t’i tradhtojë. Edhe sikur ta bëjnë lidhja juaj do përndiqet përherë nga kjo histori. Nga ana tjetër mos i shihni gabimet si të vogla sepse po i minimizuat do i acaroni akoma më shumë.

Akrepi. Kjo është shenja më zemërake dhe më inatçie e zodiakut. Nëse gabimi që keni bërë është vërtet i rëndë, një person i kësaj shenjë nuk do ua falë kurrë, pa asnjë lloj dyshimi. Akoma më keq, ai do ju bëjë ta paguani këtë gjë. Nëse e ndieni se keni bërë diçka gabim më mirë largohuni vetë sepse në të kundërt do vuani shumë