
Dhe pse janë të shijshme, duhet të hiqni dorë nga disa pjesë të mishit të pulës
Janë të paktë ata të cilët nuk e duan mishin e pulës mund të gatuhet në mënyra të shumta dhe në kombinime të shumta sepse ka shije të mirë, por edhe është më i lirë se cilido qoftë tjetër.
Përgjithësisht, mishi i pulës është i pasur me materie të ndryshme ushqyese, të dobishme për shëndetin e organizmit, por ka disa pjesë të tij të cilat kurrë nuk duhet t’i hani.
Ato pjesë që janë të dëmshme, fatkeqësisht të gjithë i pëlqejnë prandaj është rekomandimi që të mos konsumohet lëkura e mishit të pulës, sepse ajo përbëhet në tërësi nga yndyra dhe mund të përmbajë një numër të madh bakteresh.