Hetimet ppr një grup kriminal solli nxjerrjen në dritë të banda të tjera të cilët lëviznin tonelata të tëra kokaine në Belgjikë.

Hetimet e viti 2020 nisën pas zbulimit të një shtëpie bari pasi në një apartament u raportua për një zjarr.

Zjarrfikësit ndërhynë por që gjetën një surprizë duke zbuluar shtëpinë e barit. Më pas nisën hetimet dhe përgjimet e pjesëtarëve ku rezultoi se ata përdornin Sky ECC, kodin e të cilit forcat e policisë mundën të thyenin në vitin 2021.

Trafikantët shkëmbenin me njëri-tjetrin për drogën e cila vinte nga Ekuadori drejt Belgjikës përmes porteve të ndryshme.

Në Bruksel, kokaina përpunohej në laboratorë përpara se t’u dërgohej blerësve evropianë, ndërsa paratë e mbledhura vinin tërësisht në Shqipëri.

Në tetor 2021 u prangosën dhjetëra të dyshuar, mes tyre shqiptari Eridan Guerrero, 50-vjec nga Vlora dhe algjeriani Abdelëahab G.

Ata konsiderohen si “kokat” e grupit, algjerianidyshohet se është i përfshirë edhe në vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu, kunati i të penduarit të SPAK, Erion Alibej.

Gjatë hetimeve janë kryer gjithsej 192 kontrolle në shtëpi. Në total u sekuestruan më shumë se 32 ton kokainë dhe vila, makina të shtrenjta dhe apartamente luksoze në vlerë prej më shumë se 7 milionë euro.

Hetuesit belgë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ku sekuestruan  rreth pesëmbëdhjetë prona, disa makina dhe madje dy skafe.