Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Alfred Dedjas ditën e sotme në lokalin “Kështjella” në fshatin Ndroq të Tiranës.
Mësohet se autori i dyshuar, Julian Gjoshi ka hyrë brenda lokalit dhe e ka qëlluar me armë zjarri teksa Dedja ndodhej i ulur në tavolinë, duke e lënë të vdekur në vend.
Dëshmitarë të skenës së rëndë janë bërë edhe shumë klientë të tjerë që ndodheshin në lokal në ato momente. Të tmerruar pasi kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë vrasjen, ata janë larguar me shpejtësi nga lokali.
Sakaq, mësohet se Alfred Dedja, rreth të 50-ave, jetonte në Itali. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës.
Ndërsa autori i dyshuar, 26-vjeçari Julian Gjoshi është larguar nga vendngjarja me një “Mercedes Benz” ngjyrë të zi. Ai është kunati i Altin Hajrit, një emër i njohur i botës së krimit në vend./gazetajone