Ka përfunduar me fitoren e Italisë 3-1 miqësorja e kombëtares kuqezi. Përballja e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, ashtu sikurse pritej, solli shumë spektakël.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me anë të Ismajlit, i cili pas një harkimi të bukur në zonë, kërceu mbi mbrojtjen axurre dhe goditi me kokë, duke e çuar topin në rrjetë.

Por lumturia e kuqezinjve do të zgjaste shumë pak, pasi italianët do të barazonin shumë shpejt me anë të Di Lorenzos. Por italianët nuk u ndalën me aq, pasi do të arrinin të shënonin edhe dy herë të tjera, duke e fiksuar rezultatin final në 3-1 për Italinë.

Por, duhet thënë se paraqitja e Kombëtares ishte fantastike, ku rastet e humbura ishin të panumërta, ndërsa nuk munguan as goditjet e shtyllës nga kuqezinjtë, megjithatë rezultati mbeti i paprekur deri në fund.