Mesditën e sotme, Rakip Suli, kryetar i bashkisë së Kamzës është paraqitur sërish në SPAK.
Brenda pak ditëve kjo është hera e dytë që paraqitet për hetimet që po bëhen kundër tij pas kallëzimit nga disa prej anëtarëve të opozitës në këshillin bashkiak për keqpërdorim të fondeve të rindërtimit.
“Erdha për të dorëzuar disa dokumente” tha ai për mediat dhe u fut brenda prokurorisë.