Rakip Suli sfidon hapur SPAK -un, tender skandaloz: Afera, 290 milion lekë për biznesmenin e preferuar

Rakip Suli e ka lëshuar “pa frena” fare te tenderët duke sfiduar drejtpërdrejt SPAK-un dhe prokurorinë e rrethit. Nuk dihet se kush dhe çfarë ia jep këtë vetësiguri Sulit, por siç konfirmohet edhe nga procedurat e tenderëve të javëve të fundit të para nga Gazeta Jonë, kryebashkiaku i Kamzës nuk po pyet më për asnjë, madje edhe as për prokurorët e SPAK për aq kohë sa bën “faulle” ndërkohë që e ka bërë si shtëpinë e tij godinën në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë që po i ngjall tmerr dhe lemeri të gjithë politikanëve dhe biznesmenëve të korruptuar në Shqipëri.

Altin Dumani ka treguar se nuk i bën syri tërr nga politika, aq më tepër tani që ka marrë edhe mbështetjen e hapur të Sekretarit Blinken dhe Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë që Blinken i jep kurajo Dumanit, një ditë më parë gjykatësit e GJKKO ishin në një takim në ambasadën amerikane, e cila po ashtu i ka dhënë mbështetje të plotë shpresës së fundit të shqiptarëve për një shtet ligjor në vendin tonë.

Por le të kthehemi te Rakip Suli.

Siç vërehet edhe në dokumentet e siguruara nga Gazeta Jonë, Suli ka dhënë një tender të “cmendur” me vlerë rreth 290 milionë lekë për blerjen e sarçineskave dhe tubove për rrjetin e ujit të pijshëm në Bashkinë e Kamzës, i cili është në shkelje të çdo lloj procedure normale tenderësh në Republikën e Shqipërisë dhe ia hap me të dyja kanatat dyert e burgut kryebashkiakut.

Gazeta vëren se tenderi me fond limit 24 999 500 lekë është fituar  nga kompania ARJEIL SHPK pa asnjë konkurrent.

Rakip Suli sfidon hapur SPAK -un, tender skandaloz: Afera, 290 milion lekë për biznesmenin e preferuar
Rakip Suli sfidon hapur SPAK -un, tender skandaloz: Afera, 290 milion lekë për biznesmenin e preferuar

Përmes një marrëveshje kuadër, Suli ka skualifikuar kompaninë tjetër pjesëmarrëse ALPHA SOLUTIONS GROUP, e cila duket se është futur aty vetëm sa për të krijuar idenë e garës pasi në një tender normal nuk ka se si pjesëmarrësi që kërkon të fitojë, të ofrojë 100% të fondit limit. Ky është momenti i parë i dyshimtë dhe me një hetim paraprak mund të zbulohet e gjithë skema korruptive.

Tenderi është shpallur me “flamur të kuq” nga OpenProcurementAlbania, një portal i specializuar për konstatimin e prokurimeve korruptive.

Kompania ARJEIL SHPK me NIPT administrohet nga Arjan Latifi, i cili ka edhe shumicën e aksioneve dhe rezulton të jetë një ndër personazhet e preferuar të Rakip Sulit në Kamzë.

Të dhënat e siguruara nga Gazeta Jonë tregojnë se Latifit i janë dhënë 10 tenderë nga Bashkia e Kamzës me një vlerë mbi 1 miliard lekë në total. Latifi rezulton bizmesmeni i preferuar i Rakip Sulit pasi ka rritur ndjeshëm aktivitetin në kompaninë e tij fiks pasi Rakip Suli shkoi në krye të Bashkisë se Kamzës.

Duket se po të hetohet, ky është një tender tipik që fut kryebashkiakë në burg, ashtu siç ndodhi edhe me Bulqizën. /Gazeta Jonë