Oh! Një nga situatat më sfiduese në jetën në çift është pikërisht kjo. Të duash të bësh seks dhe të mos mundesh sepse vërdallë nëpër shtëpi është vjehrra dhe vjehrri. Edhe nëse jetoni në një shtëpi gjigante, mungesa e privatësisë të frustron, sidomos kur vjen puna tek intimiteti.
S’mund ta përqafosh/puthësh (apo t’i bësh çfarë të vjen në mendje për momentin) sepse mendimi që dikush mund të hyjë (padashje) në dhomë është gjithmonë me ty. Vetë ideja e të bërit seks ndërkohë që prindërit janë në shtëpi është e sikletshme, por njeriu përshtatet, prandaj…Ju duhen vetëm ca këshilla për të mos e bërë të lodhshëm seksin (e vështirë) kur jeton me prindërit e tij.
1. “Nxehe” pak situatën para
Seksi nuk është gjithmonë qëllimi. Përfshini pak më shumë paralojën. Ngacmojeni që në kuzhinë që t’ju ndjekë në dhomë teksa e dëgjoni të japë justifikimin më idiot të mundshëm atyre të shtëpisë. Ndërkohë, ti mund ta presësh me çokollata dhe të brendshme seksi.
2. Gjej kohën e duhur
Nuk ke pse të presësh gjithmonë mbrëmjen për seks të zjarrtë. Mund të jetë një seks i shpejtë dhe shumë i zjarrtë. Vjehrra ka shkuar në pazar? Dëgjuat që vjehrri kthehet vonë në shtëpi? Shfrytëzoni rastin dhe mos e lini t’ju shkojë dëm.
3. Mbulohuni!
Nëse do bëni seks në një shtëpi me ta, të paktën kamuflohuni. Nuk keni një TV për të ngritur zërin deri në fund? Vendosni një film në lap top, rrisni volumin dhe ju vazhdoni të qetë. Mund të bëni ca zhurma nëse keni edhe ndonjë batanije sipër.
4. Kaloni një natë jashtë shtëpisë
Herë pas here rikujtoni 100% pasionin që ju çon drejt njëri-tjetrit. Një natë në një resort në periferi, në mal apo buzë detit, do t’ju kthente me buzëqeshje në shtëpi.
5. Ose ose, organizoni ca pushime për vjehërrit
Dërgojini tek kushërinjtë që kanë jashtë ose në plazh për t’u shlodhur. Sigurohuni t’i paguani gjithçka dhe kështu bëni shumë të mira në të njëjtën kohë. Vjehrri dhe vjehrra do të jenë mirënjohës për bujarinë kurse ti dhe ai…do të jetoni të lumtur në shtrat edhe pse për ca ditë.
6. Mos hiq dorë nga veshjet seksi
Edhe pse të duhet të kesh gjithmonë një palë pizhama të trasha sipër, veshjet seksi s’duhet të mungojnë. Mos harroni të hiqni çorapet.
7. Flirtoni
Hyni pak në rol dhe flirtoni sa më shumë. Vetëm ju të dy e dini ç’po ndodh poshtë atij shtrati prandaj shhhhh…Mos bërtisni!