Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndihet i tmerruar nga kthimi i tij në PD.

I ftuar në emisionin “Log” me Endri Xhafon, Berisha tha se beteja tani është me Erion Veliajn, pasi Rama është në ikje.

Madje Berisha theksoi se Rama në deklaratat e tij duket se është i tmerruar dhe i dridhet zëri kur i përmend emrin.

“Në këtë betejë Rama futet si zgërdallë. Rama e shihni vetë. Është gjysmë i lajthitur, është krejtësisht tjetër. Beteja reale në Tiranë është me Velinë. Rama është në ikje.
Kthimi im e tmerroi atë. A e ke vënë re si i dridhet zëri. Madje kur më përmend, është i tmerruar nga unë. Është njeriu që e ka përzënë dy herë nga pushteti. E di ai këtë”, tha Berisha.