Mariza Ikonomi është ndër të paktat artiste për të cilën nuk është shkruar kurrë, ose thuajse pak në shtypin rozë. Këngëtarja e njohur ka ditur të mbajë jetën personale larg vëmendjes mediatike dhe thashethemnajës së rrjeteve sociale, por pak ditë më parë na habiti të gjithëve teksa e ftuar te “Rudina”, ajo zbuloi se është në një lidhje dashurie.

Këngëtarja tregoi se ata janë njohur në kohën e duhur dhe në një moment ku ishin të gjitha kushtet për të rënë në dashuri, yje, hëna dhe deti, pa dhënë detaje të tjera për identitetin e njeriu që i ka vjedhur zemrën. Së fundmi moderatori Ermal Peçi, i cili është mik i ngushtë i saj, ka zbuluar se ajo do të martohet së shpejti.
“I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen”, u shpreh ai.