Të gjithë mendonin se ata do të dilnin bashkë nga “Për’puthen” dhe se do ishin një çift mjaft i bukur, por në fakt nuk ndodhi aspak ashtu. Është fjala për Ritvana Fetahun dhe Argjend Rracin, të cilët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes.

Kësaj radhe nuk është fjala për ndonjë romancë mes tyre por për debatet e ashpra dhe akuzat e forta që kanë bërë kundrejt njëri-tjetrit.

Gjithçka nisi kur Argjendi u shpreh se ai dhe Ritvana janë takuar në fshehtësi në shtëpinë e tij, gjë që u mohua nga kjo e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, dyshja kanë akuzuar njëri-tjetrin virtualisht.

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, Argjendi u shpreh se vuri re një sjelle të gabuar nga ana e ish-konkurrentes. Si pasojë, ai vendosi që të tregonte për takimet sekrete në shtëpinë e tij, madje sipas tij, ajo e bëri gjithçka për vëmendje.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ritvanës në rrjetet sociale, e cila përveç një statusi publikoi edhe bisedat private me Argjendin.

“Si s’më le rehat se kuptoj. Me ato mashtrime që ke filluar t’i besosh edhe vetë, bisedat tona të fundit ku vet e pranon se s’kemi qenë në vende të tjera.”- shkruan ajo krahas mesazheve.

Në mesazhet e shkëmbyera në “Instagra,” mes dy ish-konkurrentëve, shihet se Argjendi i shkruan Ritvanës se jashtë programit kanë qenë vetëm në dy vende të tjera, jo në shtëpinë e tij.

Por jo vetëm kaq, pasi më tej Ritvana ka publikuar edhe bisedat e fundit të zhvilluara në “Whatsapp” me ish-konkurrentin:

Argjendi: Si është kjo punë kur s’ju hyp mashkulli ju e quani gay?? Të ftij ti postosh po pate gjë, unë as që i njoh ato gjëra, jepi.

Ritvana: Ja ty kur të del gjë me një femër mashtron. Mos e zgjat më, mashtrues më të ndyrë në jetë s’më kanë zënë sytë në kaq vite.

Argjendi: Të konvenon ta lemë me kaq, më beso.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga ana e Argjendit.