Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë”.

Video Player

Kështu deklaronte Edi Rama dy vite më parë kur u pyet për lëvizjen e ministrave britanikë për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. E ndërsa Britania i nisi refugjatët drejt Ruandës, Edi Rama pranoi kërkesën e kryeministres italiane Meloni.

Me marrëveshjen e firmosur sot kampet në Shëngjin do të jenë gati duke nisur nga pranvera e ardhshme dhe do të jenë në gjendje të mirëpresin rreth 3000 emigrantë në vit sipas mediave italiane.