Po udhëtonte me një skuter të vjedhur në Romë kur pa policinë dhe u përpoq t’ja mbathte.

Edoardo Clementi, një 17-vjeçar pa precedentë penalë, në arrati e sipër u përplas me një mur dhe vdiq në spital.

Aksidenti ndodhi në via Riva Ostiense: i riu, i cili ishte pa kokore u transportua menjëherëe në spital në gjendje shumë të rëndë. Menjëherë pas shtrimit në spital ai vdiq. Policia lokale po heton rastin.

Sipas dyshimeve, i riu ka humbur kontrollin mbi skuterin dhe është përplasur fort në mur.

Edoardo, një student, ishte aktiv në rrjetet sociale dhe gjithashtu postoi video në platformën TikTok.

Në një video të 4 ditëve më parë ai shfaqet me tuta, i mbështetur pas një muri, me shkrimin “Pavarësisht gjithçkaje gjithmonë me buzëqeshje” .