Avokati Artan Simoni, i cili u caktua sot për një kohë shumë të shkurtër si avokati mbrojtës i Sali Berishës, ka sqaruar statusin e tij që bëri bujë që i referohej situatës aktuale si “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?”.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha në një intervistë për Top Story, avokati tha se opinioni nuk ka të bëjë me persona të caktuar dhe u interpretua gabim.
Avokati Simoni tha se nuk është i shqetësuar nga interpretimi që i është bërë statusit të tij.
Megjithëse u tregua diskret, ai tregoi se është njohur me një pjesë të mirë të dosjes.
“Një pjesë shumë të mirë e kam studiuar dhe mund t’ju them që për dy arsye që janë si ajo e fazës ku gjendet hetimi dhe arsyet që gjykata dhe ligji e përcakton, e kam të pamundur ti bëj publike, edhe për shkakun se nuk jam më avokat i çështjes”, përfundoi avokati.