Vetëm pak muaj pas divorcit me Bleron, Afrona gjen sërish dashurinë. Ishbashkëshortja e këngëtarit nga Maqedonia e Veriut ka publikuar në rrjetet sociale prej disa javësh foto të saj ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli, por kishte zgjedhur që mos t’i zbulonte imazhin. Por duket se shumë shpejt kjo lidhje tashmë është zyrtarizuar sa për të bërë publik edhe personazhin që ia ka fituar zemrën.

Afrona prej disa javësh ka nisur një lidhje me biznesmenin James Dyresmith. Si duket pas Bleros, i cili kohëve të fundit ka bërë me dije se është në një tjetër lidhje me një tjetër bukuroshe, edhe Afrona ka bërë po të njëjtën gjë. Ka qenë partneri i saj, James, ai i cili ka konfirmuar lidhjen me bukuroshen shqiptare. Në llogarinë e tij në “InstaStory”, biznesmeni ka publikuar një foto, ku në cepin e saj shihet pikërisht Afrona.

Siç duket, modelja po e shijon romancën me parterin e ri dhe ka lënë pas krahëve martesën e “dështuar” me Bleron. James Dyresmith është një biznesmen i njohur gjerman në fushën ku operon. Ai dhe Afrona janë lidhur prej disa kohësh dhe kjo marrëdhënie duket se tashmë është formalizuar, aq sa për ta prezantuar njëri-tjetrin edhe publikisht.