Një anëtar i fuqishëm i klanit “Ndrangheta”, i cili ishte në kërkim prej pesë vitesh, është arrestuar vjet në Barranquilla, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata e Cagliarit. Por së fundmi, mediat spanjolle kanë nxjerrë në dritë arsyet se përse italiani po kërkohet nga drejtësia.

Bëhet fjalë për Massimo Gigliotti, 55 vjeç, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Pavarësisht se ishte një person i njohur në botën e krimit, në shtator të vitit 2023, autoritetet e Brazilit, Kolumbisë, Panamasë, Republikës Domenikane dhe Venezuelës dhanë alarmin për aktivitetin e tij në vendet e Amerikës Latine.

EL TIEMPO aksesoi dosjen e Gigliotti, e cila përshkruan arsyet pse ky njeri u bë një objektiv me vlerë të lartë për autoritetet ndërkombëtare.

Gjithçka nisi kur karabinierët e njësisë operative italiane identifikuan tonelata kokainë që kishin mbërritur në Sardenjë përmes Kalabrisë. Në kuadër të hetimeve u zbulua edhe heroina e një grupi kriminal shqiptar.

Një identitet i dyfishtë

Kërkimet vazhduan përgjatë viteve, derisa u zbulua vendqëndrimi i Gigliotti në një hotel luksoz në veri të Barranquilla. Kështu, Interpoli u angazhua për kapjen e tij. Në fakt, kapja e italianit ka ndodhur gjatë një takimi që i shpalluri në kërkim ka pasur me një avokat në një qendër tregtare.

Pasi u identifikua, ai dha një dokument të rremë identiteti, me fotografinë e tij, por me emrin e Pedro Javier Zambrano Pulido, të cilin e përdorte për të udhëtuar nëpër Kolumbi.

Por sërish u arrestua dhe pasi u konfirmua se bëhej fjalë për të njëjtin person, nisi procedura për ekstradimin e tij në Itali. /gazetajone