Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë dy të ekzekutuarit në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Panajasë në Vlorë mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se Lena është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiri në vitin 2019 për të cilën u la në burg Eduard Xhezo i cili është vëllai i Hakim Xhezos që u ekzekutua ditën e sotme.

Lena është arrestuar në mars të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2019. Ndërsa ndaj tij u mor vendimi për detyrim paraqitje sa i takon përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Arben Beqirit.

37 vjeçari Lena i cili njihet si një prej “të fortëve” të Vlorës, u përfshi në konfliktin që ndodhi pas rrahjes së Gazment Alushit në nëntor të vitit 2019, sherr që më pas solli edhe vdekjen e Arben Beqirit.

Personi në foto është Eduart Xhezo, ” i forti” i Vlorës i cili u arrestua në mars të këtij viti si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të këtij viti.