Në dosjen “Metamorfoza2” del në skenë dhe një person që nuk është mundur të identifikohet as nga instituciinet ligjzbatuese në vendin tonë dhe as nga ato jashtë tij. Në bisedat që ka siguruar ZËRI që zhvillohen në aplikacionin SKYEÇ, personi në fjalë identifikohet vetëm si përdoruesi “D.P”, por jo me emër të plotë. Në bisedat e zhvilluara mes tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit, kryesisht Eralb Breçanit, zbardhen dhe detaje nga roli që ka “D.P.”. Kryesisht, ai duket se qëndron në Ekuador dhe merret me kontaktet e nevojshme.

Më konkretisht, bën lidhjet me njerëzit me nacionalitet të huaj, kryesisht në Amerikën e Jugut, për blerjen e lëndës narkotike dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike drejt vendeve të BE-së.

Në një nga bisedat, “D.P” siguron ortakët se futja e ngarkesave do të jetë më e thjeshtë, pasi kishte siguruar lidhjet me një kompani që blinte banane. Por, Ismail Zeneli nuk ishte i bindur për të, dhe madje dyshonte se ai mashtronte kur u premtonte ngarkesa të mëddha.

Pjesë nga dosja:

10.1.3.1. Me date 09.11.2020, në oren 12:01 dhe 14:32 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin eS7DEGI, iidentifikuar si Eralbi Breçani. Aat dyshohet se diskutojne reth dergimit të nje ngarkese prej 50 kg të lojit kokainë ga Amerika e Jugut drejt Valencias. Kështu, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe i dergon mesazhe zanore: Po kam fol por mtha per ket jave 10% do bej 500cop me dysheme, me çanta nuk nisi gjo. O dajlok se jam ne makine dhe nuk jam duke të shkrujt dot se edhe nuk shof mire. Ca me të thene, po presim kete jave

10.1.3.2. Me date 17.11.2020, nè orën 09:31 deri në 13:00 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e*D***P, i paidentifikuar. Ismaili i shkruan dhe i dergon mesazhe zanore: “Si je, nga humbe, ca po ben? Ca kutie o daj, je duke bo tavan apo dysheme, si nuk na shkon me lire. Po mire mire, më thuj ca je duke bo, dysheme apo tavan? Ok sa cope do fusesh.

Bashkëbiseduesit diskutojnë se si do fshehet lenda narkotike ne kontejner dhe cfare sasie do të niset. Kur diskutohet dysheme apo tavan, jane veprime ku krijohet dysheme e dyfishte apo tavan i dyfishte, ne të cilin vendoset lenda per të mos ugjetur nga agjencite ligjzbatuese.

10.1.3.3. Me date 19.11.2020, në orën 10:14 deri në 10:47 shtetasi Ismail Zeneli duke përdoru HFNERI komunikon me perdoruesin e D**P, i paidentifikuar.

Shtetasi Ismail Zeneli: Diçka dajë. Si je ti. Diçka. Ok Fol. Po sa jane o daj, qysh jane, ca jane? Na co nje here te dhene masandej po foli. Po ti e din se kur ështe keshtu, nuk e di se sa do tna marrin. Po ishalla marrin persiper dhe e bejne si pune. Ndryshe ngelim, ca me te thene zdi ca me te thene. Po mi co të dhenat edhe po flas me to edhe te shof sa po na kerkojne. Po mire o daku, me kalo te dhenat.

Daku mi kalo 7-8 kutia ose 10 kutia, që te jete edhe kutia jote aty ne mes, edhe tja kaloj une ktyne shokve edhe tju them keto kutiat ketu qe jane transit.

10.1.3.5. Me date 24.11.2020, në orën 15.14 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin V6FGL7, I identifikuar si Besmir Murtati. Duke qenë i pakenaqur me veprimet e D**P (i paidentifikuar) dhe duke qenë se ka dërguar para per të porositur lende narkotike, shetesimin e tij dhe nervozizmin ja shpreh shtetasit Besmir Murtati.

Ismail Zeneli: O daje ca do beje…ore, se ky tha qe do ngarkoje… kto dy dit. Ska ca ngakon. ore, se (D**P) ka 3-4-5 muj që ështe duke na rrejt, na griu. Po jo ore ç’a fola me te, skam fol gjë me te, ashtu ai ngeli duke me thene gith ato kohe or burr. Këtej thote jane 3-4 rruge që dojnë me ngarku per Valencia. ITani me tha kam per Brazilin. Po leje thash ore na bej këte punën e Ekuadorit. Ai lekt s’mi ka dhene mua mbrapa a kupton. Me kaaaa sa lek na ka borgj?! Ma nxiu ftyrën.

10.1.3.6. Me date 24.11.2020, ne oren 12.24 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani. Shtetasi Ismail Zeneli F shkruan dhe i dergon mesazhe zanore: O daj a nejte duke mu lut ti, me bo noj gjo me ate? Po ashtu jane nja 3-4. 2-3 I ka vetëm (D**P) qe i ka porosit nga 2-3 veta. Po kshu pra është bo. O daj ka gjith verën duke prit (D**P) vetem ka qene (D**P). Tani i ka porosit nja 3-4 tjera ai, vete me ka thene. Ishalla mor dajlok, se na corjentun fare. Mileti po punojne vetem… nuk ishte duke bere gje me ate grupin e vet. Po per Zotin nuk e njoh, direkt nuk e njoh. Vetem mund te jete dikush në mes. O daj 2-3 grupe i ka porosit vetem (D**P) jam vetem me njerëzit ktu, me këto dy që kam unë këtu jam 25% tash ndoni ju tjerat, pshte Batmani me Kukesin edhe tjetri andej. Ndani ju të gjitha, mua me leni 25% vetëm. A më mer vesh?

10.1.3.7. Me date 02.12.2020, duke filluar nga ora 06:18 deri në orën 09:49 zhvillohet bisede në grup chat-in me numer D**P:214, ndermjet perdoruesit të HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit et S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani, perdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit te D**p, i paidentifikuar, si me poshte:

Mjesi si jeni ajeni mire et githe. E para: une ju kam dhon htij grupi 50€ per pune që mos të dalin blof s’di si tja shpjegoj ju. E dyta: Për ndarjen e 5 unë jam me dy shokë dhe (D**P), Kuksi dhe Toni. Gjithsej jemi 6 persona. Une dhe (D*P*) mbajme nga 13.5 e bojne 27. Dhe ju të katërt nga 7 cop që bëjnë 28. Total une me dy çunat e mi do paguj 27.5.

Ata kane diskutuar freth nxjerrjes së lendes narkotike, ku dyshohet se është nje sasi prej 10 kg dhe vlera ështe 10 milion euro. Perdoruesit komunikojne me njeri-tjetrin, pasi shtetasi Ismail Zeneli, personi pergjegjes per nxjerrjen, ka problematika lidhur me personat qe do nxjerrin lenden, pasi ata jane terhequr dhe ne chat grup ka nisur debati.

Ismail Zeneli: Mjesi quna si jeni a jeni mire? Tani pak a shume e dini situaten se si asht bo ktu per pune qe ma kaloj (D**P). Unë t’ju them te drejten ne fillim doja tja beja si nder (D**P) pastaj u terhoqa se ky grupi im nuk e benin dot ke MSC…..pyeta nji perfaqesus të një grupit tjeter dhe më than kemi mundesi me e bo diskutova tek perqindja dhe ram ne dakord …problemi esht ktu se e kan kerkuar edhe ca te tjer ket pune dhe e kan marre vesh te gjithe. Tani une numrin e kutise qe ma ka kaluar pika s’ia kam kaluar njeriut te gjalle se e di se këtë pune jan me shume probleme dhe nuk due qe t’na ndodhe asnjë dem fizik apo ekonomik. Me kryesorja per ne janë demet fizike (njerëzit).

Me date 15.12.2020, në orën 23:28 zhvillohet bisede ne grup chat-in me numër D**P:214, ndermjet perdoruesit te HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, percoruesit et STDEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani, perdoruesit et V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit te D*P*, i paidentifikuar, si më poshtë:

D*P*: Si kalut a jeni mir…

V6FGL7–Mire si je ti

D*P*: Cpb si kalon bone me mire… Dje nuk isha shum online se ika me bo nji pun per aNVERS ju kam fut edhe juve nga 10 copa per rob. 30 total ty dajes edhe bolit. Ashtu i kisha hapËsirat…

V6FGL7: Ska gjë vlla hajt marë e mire…

D*P*: Se e kam pas me i maru nji dalje punen edhe ja hoga qafe. Do e bej edhe tavanin kismet zotit. Po me mir do ishte ta bonim edhe çanta.

V6FGL7: Poo me çanta daja ta shikoj neser mjes dhe et thot…

D*P*: Kjo që kam nis është një kompani kisha 4 muj që bleja banane esht 95% e sigurt si pun…

 V6FGL7–Me dysheme e bone për Anvers. Super mire e paske bo…

D*P*: Po. Dysheme.

V6FGL7: Okay plak shume mire. Tani kur të zgjohet daja neser diskutojeni punen me canta. Dhe bejm naj pun meqeje vet atje tani. Ok plak. I Ben gjonat pak me sakt. Kujdes veten radhë të parë.