1552300914_albanzeneli

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Alban Zeneli i është bashkuar Partisë Socialiste. Emri i tij u konfirmua nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi.

Zeneli do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur të Kukësit. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së PS-së të zhvilluar mbrëmjen e këtë të martë. /gazetajone