Admir Bejo, 46-vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kuçovë, i cili rezulton që të jetë person me precedentë të mëparshëm penal.

Së bashku me të vëllanë e tij, disa vite më parë ai ka lënë të plagosur me 8 plumba vëllezërit Ardian dhe Saimir Kundja.

Bejo u gjet i shtrirë në rrugë, ndërkohë që rrethanat e plagosjes nuk dihen ende.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Beratit, ndërsa sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.