Johnny Depp vazhdon të mahnitë fansat me avatarin e tij të fundit rockstar. Ylli i “Piratët e Karaibeve”, ka pushtuar sërish internetin, pasi u shfaq me një surprizë – një vajzë të re në krah.

Deep, i cili aktualisht po performon për festivalin ‘Umbria Jazz’ në Itali, së bashku me muzikantin Jeff Beck, u pa të dielën gjatë provave, në ‘Arena Santa Giuliana’, me një shoqëruese të re.

Aktori 59-vjeçar i ‘Edward Scissorhands’, u pa duke buzëqeshur ndërsa mbërriti në vendngjarje. I veshur sportiv, me pamjen e një rockstar-i, Deep mbante veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe një kapelë kafe.

Por e kompletoi look-un me gjerdanë, unaza dhe byzylykë. Një palë çizme të zeza dhe syze dielli aviator me lente blu i shtoi përpara se të dilte në skenë.

Ndërkohë, shoqëruesja e tij e re me flokë të kuqe ecte pas tij, duke nxjerrë në pah këmbët e gjata me një palë pantallona të shkurtra xhins dhe bluzë jeshile. Ajo u pa duke mbajtur një çantë shpine teksa ndiqte Depp.

Ylli i ‘Rum Diary’ ishte i ftuar special për të performuar me kitaristin Jeff Beck në festival.