Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj u arrestua nga policia mbrëmjen e së premtes, pasi akuzohet për pastrim parash.
Vetëm dy javë më parë, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin e pasurisë së xhaxhait të Alda Klosit. Ajo ra pre e vjedhjes nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.
Ish-zyrtarja deklaroi se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj, Ylli Çika, që jetonte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer. Ai ndërroi jetë më 18 janar.
Por pastruesja në dëshminë që dha dje përmbysi gjithçka duke treguar një version tjetër që çoi Alda Klosin pas hekurave. Rozeta Dobi deklaroi se paratë ia kishte dhënë vetë Klosi për t’i ruajtur. “Paratë vinin që nga viti 2021.
Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi.
Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.