florian biba eduart

Kush janë Eduart Skora dhe Florian Biba që qendrojnë pas naftës kontrabandë në Durrës, pse prokuroria heshti përballë anijes Queen Majeda, porosi nga Shefqet Kastrati ?

nga Gazeta Jonë

Një nga organizatorët e dyshuar të kontrabandës së naftës nga Tunizia është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa po hynte në Shqipëri. Në pranga ka rënë Eduard Skora, 59 vjeç, banues në Durrës, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Florian Biba, vijon të jetë në kërkim.

Arrestimi i Skorës u krye në kuadër të operacionit të koduar “Ari i Zi”, i cili u zhvillua më 12 janar 2025 në portin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ky operacion ka për qëllim zbulimin dhe goditjen e rrjetit të kontrabandës së naftës që transportohej me anije nga Tunizia.

Hetimet zbuluan se Eduard Skora, në bashkëpunim me Florian Bibën, organizuan kontrabandimin e 670,000 litrave naftë. Sasia ishte e fshehur në balastrat e anijes – hapësira që zakonisht mbushen me ujë për të balancuar anijen – të cilat kësaj here ishin mbushur me naftë.

Operacioni “Ari i Zi” ka çuar deri tani në arrestimin në flagrancë të tre personave, ndërsa pesë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Të gjithë ishin pjesë e ekuipazhit të anijes.

Policia njoftoi se puna për kapjen e Florian Bibës, banues në Zvicër, dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale po vijon. Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kush janë Eduard Skora dhe Florian Biba 

Eduart Skora i arrestuar për kontrabandë nafte sipas të dhënave të konsultuara nga Gazeta Jonë rezulton pronar i kompanisë ENVI & E.E deri në mars 2018, e fokusuar në aktivitet peshkimi dhe transporti detar, ku më pas largohet dhe ia shet aksionet Enrik Filtos, një personazhi tjetër të njohur për këto “punë” në zonën e Durrësit.

Kush janë Eduart Skora dhe Florian Biba që qendrojnë pas naftës kontrabandë në Durrës, pse prokuroria heshti përballë anijes Queen Majeda, porosi nga Shefqet Kastrati ?
Kush janë Eduart Skora dhe Florian Biba që qendrojnë pas naftës kontrabandë në Durrës, pse prokuroria heshti përballë anijes Queen Majeda, porosi nga Shefqet Kastrati ?

 

Menjëherë pasi blen aksionet me vlerë 100 000 lekë, Filto rrit kapitalin (!) në 17 000 000 lekë dhe disa vite më pas bën disa manovra të çuditshme me kompaninë, të cilat do të jenë objekt i një shkrimi tjetër në vijim, dhe në fund fare ia dhuron kompaninë në shkurt 2020 Florida Beut, Nikolin Gjergjit dhe Dritan Kuçit, i cili më parë kishte qenë aksioner i vetëm i kompanisë duke e marrë nga Skora, por vetëm për më pak se tre javë ia shet atë Filtos për t’u rikthyer sërish si pranues i aksioneve dhuratë pikërisht nga Filto! Përmes të gjitha këtyre manovrave, kapitali i kompanisë fryhet dhe shfryhet me futje dhe dalje aksionerësh me blerje, shitje apo falje aksionesh.

Në fund fare, kompania fillimisht bllokohet nga tatimet për mos shlyerje detyrimesh.

Florian Biba rezulton pronar i dy kompanive të fokusuara në transportin detar të mallrave. E para është Batimarine Owner Ship me NIPT M11607514A dhe tjetra, DEAN MARITIME SHIPPING me NIPT M12311506V. Biba rezulton I shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohet se bashkë me Skorën janë organizatorë të kontrabandës së naftës nga veriu i Afrikës.

Kush janë Eduart Skora dhe Florian Biba që qendrojnë pas naftës kontrabandë në Durrës, pse prokuroria heshti përballë anijes Queen Majeda, porosi nga Shefqet Kastrati ?
Kush janë Eduart Skora dhe Florian Biba që qendrojnë pas naftës kontrabandë në Durrës, pse prokuroria heshti përballë anijes Queen Majeda, porosi nga Shefqet Kastrati ?

Megjithatë, të dy ata duken peshq të vegjël sa i përket kontrabandës së naftës, ndryshe nga Shefqet Kastrati, i cili sipas dokumenteve të publikuara nga Ina Media rezulton binzesmeni që qendron pas operacionit ndërkombëtar të kontrabandës së 2 200 ton naftë me anijën “Queen Majeeda” që u kap në Durrës pak vite me parë pas sinjalizimit nga inteligjenca e partnerëve perëndimorë, se të ishte për autoritetet tona, ajo naftë do ishte djegur nëpër makinat e shqiptarëve sot. /gazetajonë