Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje lidhur me një hetim ndërkombëtar, që drejtohet nga Zyra e Pavarur e Prokurorisë Publike e BE, me bashkëpunimin edhe të SPAK, e po ashtu edhe me skuadra të tjera në disa shtete, me mbi 600 hetues të përfshirë.
Hoxha bën me dije se hetimi lidhet me një çështje evazioni fiskal që i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik disa shteteve.
Ajo bën me dije se ky konsiderohet si një nga hetimet më të rëndësishme ku SPAK është pjesë e skuadrave të përbashkëta hetimore me vendet e BE“Por me ndryshimin se këtë herë hetimi drejtohet nga Zyra e Pavarur e Prokurorisë Publike e BE, që është përgjegjëse për çdo krim financiar”, shtoi ajo.
Sipas gazetares, Shqipëria është përfshirë në 5 kontrolle dhe marrjen enë pyetje të disa shtetasve të dyshuar në këtë hetim që përfshinë 17 shtete dhe që dyshohet se ka shkaktuar 195 milionë euro për disa shtete.
Çështja nis pas pandemisë, ku një kompani me bazë në Hong-Kong shfaqet duke kryer evazion fiskal, me shitblerjet e maskave.
“Ka pasur individë të përfshirë edhe këtu në Shqipëri apo kompani të krijuara rishtazi që ishin të përfshira në këtë skemë mashtrimi. Nuk ka të arrestuar nga Shqipëria por ka vetëm të shoqëruar dhe ambiente të kontrolluara.
Kontrolli në ambiente përfshinë një kompanie për të cilën nuk jepen të dhëna, por dyshohet se ka kryer porosi online për këto shitblerje”, sqaroi gazetarja.