Personi më poshtë është Hajrulla Xhivini, një nga kandidatët që kanë dorëzuar aplikimet për t’u bërë drejtues të Policisë së Shtetit. Dhe kjo nuk është parodi!

Gazeta Jonë ka zbuluar disa video që Xhivini i hedh në rrjetin social “TikTok”, ku kërkon ndihmën e qytetarëve që të zgjidhet ai drejtues i parë i Policisë së Shtetit. Edhe pse në fakt, ezulton një person me precedent penalë, pasi më datën 7 korrik të këtij viti ai u arrestua nga Policia e Tiranës pasi ka shantazhuar kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin. Por ky nuk është problemi i tij më i madh!

Ai gjithashtu ka bërë veprimet të turpshme para Gjykatës së Lartë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sokol Sadushit. Videon, e ka publikuar në rrjetet sociale. Ndaj, për të është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “kanosja për shkak të detyrës” dhe “prishje e qetësisë publike”. Aktualisht, ai është në kërkim edhe pse vetë pretendon që është në Milano.

“Ja po shurrosim tek Sokol Sadushi. Po shurrosim. Ja këtu është Gjykata e Lartë,”-thotë në videon e tij, Hajrulla Xhivini, ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

MOMENTI ME VIDEO: 

Nuk është ndalur me kaq! Ka shpërndarë një video 9 minuta të gjatë, ku ka prezantuar kandidaturën e tij duke sulmuar të gjithë ata që kanë qenë eprorët e tij, përfshirë Muhamet Rrumbullakun. Të gjithë për të janë kriminelë dhe pjesëtarë të bandave,  e zotohet se do i fusë në burg “kur” të zgjidhet kryepolic.

ARSYETIMI I KANDIDIMIT: 


Në radhë të parë iu uroj shëndet dhe mbarësi. Sikurse shumica e ndjekësve që do të dëgjojnë këtë video në luftë kundër krimit të organizuar. Do i them kriminelit kriminel dhe do sfidoj sistemit gjyqësor dhe prokurorinë që janë lidhur si grup i strukturuar kriminal. Një kandidim tjetër për drejtues të Policisë është hapur në vend të kryekriminelit Muhamet Rrumbullakut. Ai u bë palë me krimin e organizuar që kur ishte në SHÇBA. Aktet e tjera kanë qenë vetëm shfaqje. Shumë gjëra janë të fshehta. Rrumbullakun do ta fus unë në burg të paguajë jo vetëm për çështjen time, por edhe të gjithë shqiptarëve. Motivi përse unë kandidova për drejtues të parë të Policisë së Shtetit është vetëm e vetëm për të vënë ligj. Që jeta e shqiptarëve të jetë e garantuar. Njohuria që kam nga informatika më kanë shpëtuar nga grupi kriminal me në krye Sokol Sadushajn dhe të gjithë të tjetër. Janë në sulm të qytetarëve të ndershëm. Çfarë do bëj si drejtues i Policisë? Do e bëj të pakapshëm dhe produkt shqiptar. Kjo do jetë gjëja më kryesore që të parandalohen shumë krime. Unë jam me popullin e thjeshtë. Ju garantoj vetëm dhe vetëm zbatimin e ligjit. Do bëj programin më të mirë të Policisë së Shtetit. Kam një nuhatje të veçantë që të dalloj njerëzit hileqarë me të cilët punoj. I bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë dhe të kthehet për investuar në Shqipëri. Të drejtën e keni ju në dorë, o zgjidhni drejtues të saktë dhe me universitet, o kriminelë. Ju lutem më mbështesni në nismën time. 

Ajo që e bën edhe më surreale të gjithë historinë është fakti që kandidimi i tij për kryepolic është pranuar nga Ministria e Brendshme. Edhe pse videot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit kudo, ende nuk ka asnjë reagim. Përse është pranuar kandidatura e tij? Kjo është fytyre që duan t’i vënë konkursit, i cili është i pari i llojit të tij? Për më tepër, është një person i shpallur në kërkim, praktikisht nuk i plotëson kushtet për të drejtuar uniformat blu të vendit dhe aq më pak për të luftuar krimin siç pretendon.