Vazhdon numërimi i votave në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Sipas të dhënave nga KQZ, deri më tani kryeson kandidati socialist Albert Halilaj.

Në 45 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, Halilaj ka marrë 7211 vota ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Emri Vata ka 4278 vota.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 45.63%.